Manastirliu: situata me risk të shtuar. Mësim i alternuar nga 1 dhjetori - Business Magazine Albania

Manastirliu: situata me risk të shtuar. Mësim i alternuar nga 1 dhjetori

Manastirliu

Në një dalje të saj publike, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka rekomanduar që shkollat të aplikojnë mësimin e alternuar, duke nisur nga fillimi i muajit dhjetor.

Sipas udhëzimeve të OBSH dhe nga analiza mbi baza dinamike të Institutit të Shëndetit Publik, situata paraqitet në një nivel risku të shtuar, tha ministrja Manastirliu.

Sipas saj, “Ekspertët e shëndetit publik në ISHP vlerësojnë se impakti i masave që kemi marrë deri më sot, vlerësohet në hapësirën kohore 4-6 javë nga momenti i fillimit të zbatimit. Por, që të kenë efekt duhet që çdo masë të zbatohet nga të gjithë me përpikmëri e përgjegjësi”.

 

Ajo theksoi se shëndeti është i pari dhe mirëqenia e përgjithshme e fëmijëve, shëndeti dhe siguria e tyre, janë prioritet absolut.

Vlerësimet e ekspertëve vënë në dukje se fëmijët nuk vlerësohet të jenë transmetues të lartë të infeksionit Sars-CovV2. Rezulton se protokollet e sigurisë në tërësi janë zbatuar nga strukturat arsimore, gjë që është reflektuar dhe në shifra. “Por, për të minimizuar risqet gjatë kësaj periudhe, ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore, kemi peshuar rëndësinë e ekuilibrit të mirëqenies dhe sigurisë së shëndetit të fëmijëve, dhe pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur: t’i rekomandojmë ministrisë së Arsimit që, nga data 1 Dhjetor të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin ne distance (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore”, tha ministrja.

Lexo: Manastirliu: Gati paketa e rimbursimit për mjekimin në shtëpi

Duke pasur parasush dëshirën e shqiptarëve për të festuar festat e nëntorit, ajo theksoi se për festat e Nëntorit qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi.

“ Patriot sot është kush qëndron në shtëpi, për të mbrojtur shëndetin e vetes, familjes dhe të afërmve. Do të vijë një kohë kur, ndër fitoret tona më të mëdha do të jete dhe fitorja që arritëm bashkë në betejën për shëndetin!”, theksoi Manastirliu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0