Qytetet inteligjente, sfidat dhe mundësitë për rajonin - Business Magazine Albania

Qytetet inteligjente, sfidat dhe mundësitë për rajonin

Nga Neritan Mullaj, Drejtor Ekzekutiv, Dhoma Amerikane e Tregtisë

 Ka shumë për të folur mbi qytetet inteligjente dhe zhvillimin e pandalshëm që ato ofrojnë dhe Dhoma Amerikane po hedh një hap të parë për të promovuar vlerat e investimeve të teknologjisë përmes kompanive më të suksesshme globale tech – përballë potencialeve të paeksploruara që qytetet e Ballkanit Perëndimor.

Rëndësia e modernizimit dhe transformimit të cilësisë së shërbimeve në qytetet e Ballkanit është jetike dhe në një botë që po lëviz me shpejtësi drejt teknologjisë, përqasja ndaj kësaj të fundit është i vetmi model i suksesshëm.

Duke pasur në konsideratë modelet e fundit zhvillimore dhe investimet që i mundësojnë ato, ne po punojmë çdo ditë për t’i dhënë formë një mozaiku me shumë elementë që nxisin zhvillim.

Në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv të Dhomës Amerikane kam kënaqësinë të ndaj detajet e Konferencës së parë Rajonale të vendeve të Ballkanit Perëndimor për Qytetet Inteligjente që AmCham po organizon.

Për AmCham ky është në event i përmasave të mëdha që e vendos Dhomën në një pozicion qëndror lidhur me këto inisiativa edhe në kontekstin rajonal. Bashkëpunimi me Ambasadën Amerikane në Tiranë ka qënë thelbësor në realizimin e këtij eventi, i cili i paraprin një procesi veprimesh që do të vijojnë në nxitjen e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal.

Konferenca do të zhvillojë një diskutim që synon të vërë në lëvizje aktorët kyç në rajon, për t’i treguar se ndryshimi po ndodh tani. “Smart City” është një nga ato shanset potenciale që kërkon vizionin e duhur të të gjithë pjesëmarrësve për të përfituar më të mirën e mundshme nga “revolucioni teknologjik” dhe idetë novatore në aplikimin e zgjuar dhe efiçent prej menaxherëve të pushtetit lokal.

Lexo: Qytetet Inteligjente – Ballkani Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, përballë mundësive të investimeve Tech

Gjatë punimeve të konferencës  kompani të njohura ndërkombëtare do të referojnë përballë  kryebashkiakëve të qyteteve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor mbi impaktin e novacionit dhe digjitalizimit në transformimin e qyteteve.

E gjithë konferenca është një mundësi e jashtëzakonshme networku, ku anëtarët e Dhomës Amerikane do të kenë mundësi të takohen me  kompani amerikane lider në fushën e teknologjisë, përfaqësuesit e  Bashkive të ndryshme nga vende të Ballkanit Perëndimor e Europës Juglindore, si dhe akademikë e përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare financiare në BE dhe US.

Konferenca është konceptuar në sesione, ku secila prej tyre ka një temë që na ndihmon të fragmentarizojmë diskutimin për të ndërtuar pas çdo seance një panoramë të qartë të gjithë elementëve që shoqërojnë këtë sfidë dhe rolin që duhet të luajë gjithësecili.

Dita e dytë e konferencës i dedikohet diskutimit në nivel kryebashkiakësh mbi eksperiencat që ata kanë me projekte të ndryshme dhe impaktin në jetën e qytetit. Tryeza e rrumbullakët ku do të ulen jo vetëm përfaqësuesit e Bashkive të Rajonit por dhe përfaqësues të biznesit, akademikë dhe ekspertë, do të shërbejë për të ndërtuar një guidë që do të ndërthurë informacionin mbi modelet e aplikuara, projektet e së ardhmes dhe mënyrën se si mund të aplikohen.

Përfaqësuesit e pushtetit lokal do të kenë mundësi të marrin informacion mbi aksesin në financa dhe mënyrat më të mira të sigurimit të financimit të projekteve novatore që do t’u ofrohen.

Është koha që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të sfidojnë veten, të kapërcejnë sfidat aktuale dhe të orientojnë strategjitë e tyre drejt investimeve të sektorit të teknologjisë si mënyra më e mirë për të zhvilluar ekonomitë dhe përmirësuar nivelin e jetesës së komuniteteve!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0