Qeveria rrezikon prodhimin e brendshëm të energjisë dhe falimentimin e HEC-eve, sipas shoqatave AREA dhe FIAA - Business Magazine Albania

Qeveria rrezikon prodhimin e brendshëm të energjisë dhe falimentimin e HEC-eve, sipas shoqatave AREA dhe FIAA

HEC

Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinoveshme (AREA) dhe Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) kanë ngritur shqetësimin se qeveria por rrezikon prodhimin e brendshëm të energjisë, duke mos reflektuar ndaj vendimit të saj nr. 687 “Për miratimin e metodologjisë për përcaktimin e çmimit vjetor të blerjes së energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve eksistues”.

Duke analizuar në detaje efektin që sjell ky vendim, AREA dhe FIAA dalin në përfundimin se, me uljen e çmimit, qeveria vë në vështirësi operimin e HEC-eve të vegjël dhe prodhimin vendas, pasi cënon fizibilitetin e investimeve në burimet e rinovueshme, duke ndikuar negativisht në bilancin ekonomik të këtyre sipërmarrjeve me ndikim të drejpërdrejtë pozitiv në sektorin energjitik dhe në ekonominë shqiptare.

Ndryshimi i bonusit është në vazhdën e ndryshimeve të shpeshta, gjithmonë përkeqësuese ndaj prodhuesve të energjisë së rinovueshme, që dëmtojnë drejtpërdrejtë investitorët shqiptarë e të huaj dhe sektorin energjitik në plan afatshkurtër dhe afatgjatë.

Vendimi i qeverisë rrezikon falimentimin e këtyre investimeve me vlerë mbi 600 milionë euro e me mijëra të punësuar, duke e bërë të pamundur kështu edhe misionin për të ulur çmimin e energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët.

Ulja e çmimit rrezikon që investitorët e thirrur për të investuar vetë nga qeveria shqiptare, të mos jenë në gjendje të shlyejnë investimin e tyre, duke cënuar kështu edhe bankat që kanë mbështetur projektet e tyre ambicioze për të kontribuar në zhvillimin e vendit. Për pasojë, vendimi ka pasoja negative edhe në klimën e investimeve.

Kjo VKM cënon sigurinë juridike të kontratës koncesionare, pasi e bën çmimin e energjisë më të ulët se kostoja e investimit. Për këtë arsye AREA dhe FIAA i kanë kërkuar qeverisë shqiptare ta tërheqë VKM-në, përndryshe do të ndjekin të gjithë hapat ligjorë, deri në përballjen në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Vendimi i qeverisë është marrë në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë konsultim, sikundër është i paargumentuar, pasi është po kjo qeveri që e vendosi metodologjinë në nëntor të vitit 2017.

Lexo: Shoqata e Investitorëve të Huaj: është përkeqësuar klima e biznesit në Shqipëri

Ndryshimi i bonusit dekurajon prodhimin vendas. Duke goditur prodhuesit e energjisë, qeveria nuk po investon më për të ardhmen e prodhimit vendas, por për të ardhmen e prodhimit të vendeve nga ku importohet energjia.

Ky vendim varfëron investitorët që kanë zgjedhur vendin tonë për të investuar, duke dëmtuar kështu ekonominë kombëtare, ndërsa promovon dhe pasuron investitorët e vendeve importuese të energjisë elektrike, duke e bërë akoma më të varur energjitikisht Shqipërinë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0