Qeveria miraton 260 milionë lekë grante për start-upet dhe Lehtësuesit.(Lista e fituesve) - Business Magazine Albania

Qeveria miraton 260 milionë lekë grante për start-upet dhe Lehtësuesit.(Lista e fituesve)

Qeveria ka miratuar grantet e para për start-upet dhe Lehtësuesit e start-upeve, një nismë e propozuar nga Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Pas vlerësimit të çdo aplikuesi që duhej të përmbushte një sërë kriteresh dhe t’i kalonte ato me mbi 80 pikë, Komisioni i Vlerësimit të Dhënies së Grant-eve për Mbështetjen e Startup-eve shpalli fitues dhe miratoi nivelin e financimit për aplikimet e 23 startup-eve dhe 29 lehtësues startup-esh.

Lexoni edhe: Shpallet thirrja për aplikim për grante për Startupet dhe Lehtësuesit. Ja cilat janë kriteret dhe rregullat për të përfituar

Shuma totale e granteve arrin në 260.9 milionë lekë. Këto fonde do të jepen nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve sipas VKM-së së bërë publike, ndërsa qeveria shqiptare synon t’i japë një mbështetje të re ekosistemit nëpërmjet këtyre fondeve.

Në thirrjen e parë aplikuan mbi 400 startup-e dhe mbi 200 inkubatorë. Ky është viti i parë i një financimi dedikuar startup-eve dhe lehtësuesve, ndërsa pritet të vijojë me thirrje edhe në 3 vitet e ardhshme. Me miratimin e Ligjit për Startup-et këtë vit, qeveria ka vendosur të japë rreth 10 milionë euro grante në 4 vitet e ardhshme.

Lexoni edhe: Bilali: Kanë aplikuar 400 startup-e për pasaportën e startup-it. Aplikimi për pasaportë deri me 3 qershor

Në linkun e mëposhtëm mund të gjendet edhe lista e të gjithë start-upeve dhe Lehtësuesve që kanë përfituar fondet e para.

Linku me emrat e fituesve 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0