Qeveria ka miratuar grantet e para për start-upet dhe Lehtësuesit e start-upeve, një nismë e propozuar nga Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Pas vlerësimit të çdo aplikuesi që duhej të përmbushte një sërë kriteresh dhe t’i kalonte ato me mbi 80 pikë, Komisioni i Vlerësimit të Dhënies së Grant-eve për Mbështetjen e Startup-eve shpalli fitues dhe miratoi nivelin e financimit për aplikimet e 23 startup-eve dhe 29 lehtësues startup-esh.
Shuma totale e granteve arrin në 260.9 milionë lekë. Këto fonde do të jepen nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve sipas VKM-së së bërë publike, ndërsa qeveria shqiptare synon t’i japë një mbështetje të re ekosistemit nëpërmjet këtyre fondeve.
Në thirrjen e parë aplikuan mbi 400 startup-e dhe mbi 200 inkubatorë. Ky është viti i parë i një financimi dedikuar startup-eve dhe lehtësuesve, ndërsa pritet të vijojë me thirrje edhe në 3 vitet e ardhshme. Me miratimin e Ligjit për Startup-et këtë vit, qeveria ka vendosur të japë rreth 10 milionë euro grante në 4 vitet e ardhshme.
Në linkun e mëposhtëm mund të gjendet edhe lista e të gjithë start-upeve dhe Lehtësuesve që kanë përfituar fondet e para.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto