Qeveria gjermane miraton lehtësi për të papunë dhe të pasur - Business Magazine Albania

Qeveria gjermane miraton lehtësi për të papunë dhe të pasur

Qeveria gjermane

Reforma e asistencës sociale, e miratuar të mërkurën, 14.09.2022, nga qeveria gjermane është një nga projektet e debatuara më së shumti në Gjermani. Tre ndryshime thelbësore kanë zgjatur debate të shumte: rritja e asistencës sociale, heqja e sanksioneve për gjashtëmujorin e parë të marrjes së ndihmës dhe mosprekja e pasurisë që nuk i kalon 60 mijë eurot në dy muaj te parë. Ligji hyn në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm, por më parë ai do të duhet të miratohet nga Parlamenti Gjerman.

Rritet ndihma sociale

Ai parashikon një rritje me 12 për qind të ndihmës sociale, duke filluar nga 502 euro për një person që jeton vetëm, plus shpenzimet për banesë, qiranë, ngrohje dhe rrymën. Veç kësaj, projektligji parashikon rritje edhe për grupe të tjera: Për të persona të moshë madhore që jetojnë në çift, ndihma sociale do të jetë 451 pro person, për fëmijët në moshat 14-17 vjeçare asistenca sociale do të jetë 420 euro në muaj, kurse për fëmijët në moshat 6-13 vjeçare asistenca do të jetë 346 euro në muaj, për fëmijët nën 5 vjeç 318 euro / muaj.

Më pak presion, më shumë kualifikim

Nga ky projektligj përfitojnë personat që janë regjistruar si punëkërkues. Deri tani, sistemi Hartz IV, parashikonte sanksione, si ulje të ndihmës sociale, nëse punëkërkuesit nuk paraqiteshin në takimet e caktuara nga agjencia e punës (Jobcenter) ose nuk pranonin vendet e punës që u ofroheshin. Këto sanksione do të hiqen në gjashtë muajt e parë.

Lexo: 8 fjalë të reja shtohen në fjalorin e Oksfordit. Ja si t’i përdorni ato

Agjencia e Punës do të ketë si prioritet jo patjetër gjetjen e një vendi të ri pune, por kualifikimin e mëtejshëm të punëkërkuesve. Projektligji i ri, është testuar në një filial të Agjencisë së Punës në Lichtenberg të Berlinit, dhe shumë të prekur ndjehen më mirë me këtë sistem. Kjo është një masë që merret edhe për shkak se Gjermania ka mungesa të mëdha të fuqisë punëtore të kualifikuar. Qeveria i ka vënë vetes si detyrë, që krahas marrjes së punëtoreve nga jashtë, të shfrytëzojë edhe potencialet e brendshme.

Ndihmë edhe për “të pasurit”

Risi është edhe se këtej e tutje do të kenë të drejtë të marrin ndihma sociale, për një periudhë deri në dy vjeçare, edhe ata persona që kanë deri në 60 mijë euro në xhirollogari, plus nga 30 mijë euro për çdo pjesëtar tjetër të familjes.  Shteti merr përsipër për dy vitet a para të gjitha kostot e qirasë ose të banimit sado e shtrenjtë që mund të jetë ajo. Vetëm pas tre vitesh papunësi, shteti do të kërkojë transferimin në një banesë të përshtatshme, ose heqjen e shpenzimet nga paratë e hequra mënjanë.

Kritika nga punëdhënësit

Me këto ndryshime socialdemokratët shpresojnë të pajtohen me sindikatat, me të cilët ishin në grindje, që kur në vitin 2005  kancelari i atëhershëm, Gerhard Schroeder, vendosi sistemin Hartz IV. Ministri gjerman i punës, Hubertus Heil, e mori në mbrojtje projektligjin duke thënë se qytetarët duhet të llogarisin me shtetin. Çdokush mund të gjendet në vështirësi ekonomike. “Me paratë për qytetarët ne po japim një sinjal të fortë për siguri dhe respekt”, tha politikani socialdemokrat. Për shefin e Shoqatës së Punëdhënësve, Rainer Dulger, kjo reformë është një ftesë për të lënë punën: “Me këtë nuk ndërtohen urat drejt tregut të punës, po urat drejt sistemeve të ndihmës sociale”.

DW

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0