Qendrat Lincoln: Mësoni nga njerëzit tek të cilët ju besoni - Business Magazine Albania

Qendrat Lincoln: Mësoni nga njerëzit tek të cilët ju besoni

Qendrat Lincoln: Mësoni nga njerëzit tek të cilët ju besoni

Qendrat Lincoln në Shqipëri kanë qenë një pikë referimi për mësimin e gjuhëve të huaja që prej vitit 1997, duke iu shërbyer me përkushtim mbi 70,000 nxënësve, nga fëmijët e vegjël e deri te profesionistët. Me një mision të qartë për të ofruar arsimim cilësor dhe programe të përshtatura për të gjitha moshat, Lincoln synon të jetë zgjedhja e parë për prindërit që duan të investojnë në të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Bazuar në vlera solide, Qendrat Lincoln ofrojnë një përvojë të jashtëzakonshme mësimdhënieje, duke ndihmuar nxënësit dhe studentët të zhvillojnë aftësi që i përgatisin për sukses në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Çdo program është i krijuar për të kombinuar njohuritë akademike me qëllime personale dhe profesionale, duke i shërbyer si mjet për rritje dhe arritje.
 Për të vazhduar misionin e tyre dhe për të ofruar programe që përmbushin nevojat e çdo familjeje, Qendrat Lincoln kërkojnë ndihmën e prindërve. Përmes plotësimit të një pyetësori të shkurtër, ju mund të ndani mendimet dhe preferencat tuaja, duke ndihmuar Lincoln të përmirësojë dhe zgjerojë shërbimet e tij. Në Lincoln, besohet çdo prind ka një vizion për të ardhmen e fëmijës së tij, dhe Qendrat janë këtu për ta bërë këtë vizion realitet. Së bashku, mund të formësohen programe që jo vetëm ndihmojnë fëmijët tuaj të mësojnë, por edhe të udhëheqin në çdo hap të jetës së tyre.

Lexo edhe: 18-25 Nëntor, 50 evente në javën ndërkombëtare të sipërmarrjes
Plotësoni pyetësorin e mëposhtëm dhe ndihmoni Qendrat Lincoln të kuptojnë më mirë nevojat dhe interesat e familjes tuaj për gjuhët e huaja dhe programet pas shkolle. Çdo kontribut i juaji është i rëndësishëm për të siguruar cilësinë më të lartë në arsimim dhe për të ndihmuar fëmijët tuaj të shkëlqejnë. Linku për të plotësuar pyetësorin: këtu 

Lincoln Centers mbështetet në parime të forta privatësie. Të dhënat e mbledhura do të trajtohen me kujdes dhe do të përdoren vetëm për qëllime përmirësimi dhe komunikimi mbi shërbimet  e Qendrës.

Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme!

Qendra Lincoln 1 – Pazari i ri
Rr. Qemal Stafa, Nr. 184
Mob: 068 20 10 607
E-mail: info@lincoln.org.al
web: lincolnalbania.org
Qendra Lincoln 2 – Blloku
Rruga Ismail Qemali, Nr. 31
Tiranë
Tel: +355 4 240 0260
Cel: +355 68 208 3308
Email: info@lincoln.org.al
Web: lincolnalbania.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0