Punësimi i të rinjve në distancë, sfida e epokës moderne - Business Magazine Albania

Punësimi i të rinjve në distancë, sfida e epokës moderne

Për Erbi Agon sipërmarrja ka qenë një nga gjërat më të rëndësishme që ka dashur të bëjë në jetë dhe përpos kësaj edhe arsimimi në nivelet më të larta. Me një eksperincë të gjatë në fushën e arsimit, ai zbuloi synimet që lidheshin me dëshirën për të ndihmuar çdo të ri apo të re shqiptare, që  ka nevojë të punësohet që në fazat e para të universitetit. Kompania  ‘Talent Bridge SFC’ lidh të rinjtë në tregun e punës. 

Me kompaninë që drejton ‘Talent Bridge SFC’, çfarë po mundohesh të arrish në Shqipëri?

Ne kemi një koncept liberal në punë. Punojmë të gjithë bashkë për të gjetur një mundësi punësimi jashtë, në kompani të mëdha. Secili prej nesh është një gur themeli në këtë iniciativë të re. Nuk do isha këtu pa partnerët e mi ndërkombëtarë, me të cilët kemi luftuar për të sjellë në Shqipëri një frymë të re pune.

Erbi keni marrë këtë përgjegjësi mbi vete?

Kam nisur shumë herët të kuptoj se çfarë do të thotë të jetosh vetëm dhe të marrësh përgjegjësi në jetë. Jam larguar nga familja që në moshën 15-vjeçare për të kryer studimet jashtë Shqipërisë dhe aty jam mbushur me përgjegjesi të mëdha për t’ia dalë me çdo kusht vetëm. Kam mësuar të kuptoj kultura të ndryshme dhe sot arritja më e madhe në jetë është që kam miq dhe shokë në të gjithë botën.

Artikulli u publikua më parë në faqen 38 të numrit 33 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 33 të saj.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos lër frikën e humbjes të jetë më e madhe se dëshira për të fituar.”
— Robert Kiyosaki
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0