Gjykata e Strasburgut ka vendosur së fundmi që kompanitë të kenë të drejtë të monitorojnë mesazhet private në WhatsApp të punonjësve të tyre.
Gjykata Europiane e të drejtave të Njeriut e mori këtë vendim nisur nga një rast me një inxhinier rumun, i cili u shkarkua nga puna pasi kishte përdorur Yahoo Messenger të punës jo vetëm gjatë komunikimit me kolegët për qëllime pune, por edhe me vëllanë dhe të fejuarën.
Inxhinieri e dërgoi çështjen në Gjykatën e Strasburgut me pretendimin e se i ishte shkelur e drejta e tij për intimitet. Por paneli i gjyqtarëve i dha të drejtë punëdhënësit, me argumentin se punëdhënësit kanë të drejtë të kontrollojnë nëse punonjësit janë duke i kryer me përpikmëri detyrat e tyre gjatë punës.
Ky është një precedent i rëndë ligjor pasi u jep të drejtë punëdhënësve të kontrollojnë mesazhet private të punonjësve të tyre, një shkelje e hapur e të drejtave të njeriut që behest pikërisht nga gjykata që presupozohet t’i mbrojë ato.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto