Pse shqiptarët po "braktisin" gjuhën angleze dhe italiane? - Business Magazine Albania

Pse shqiptarët po “braktisin” gjuhën angleze dhe italiane?


Gjermania duket se është shndërruar në ‘tokën e premtuar’ për shqiptarët. Gjithnjë e më shumë të rinj po zgjedhin që të mësojnë gjermanishten, duke lënë kështu pas anglishten dhe italishten.

Të dhënat tregojnë se edhe pse ritmi i frekuentimit të kurseve ka rënë përsëri ato dominojnë duke zënë 16.6% të totalit të kursantëve, kryesisht nga të punësuarit dhe nxënësit e shkollave. Kjo tendencë lidhet edhe me kërkesën e lartë që ka tregu gjerman për forcë të kualifikuar pune, por njohja e gjuhës është kushti bazë.

Të dhënat e Shërbimit Kombëtar të Punësimit tregojnë se ka fluks në rritje të kërkesave për mësimin e gjuhës gjermane.

Ndërsa referuar kurseve të tjera të profesioneve, më të frekuentuarit, në raport me totalin e pjesëmarrësve, kanë qenë: Kuzhina (11%), Instalues dhe riparues të rrjetit elektrik” (11.7%) Rrobaqepësi (7.2%), Hidraulik (9.1%), Parukeri (5.8%) dhe Saldim (5.3%).

Të rinjtë pjesëmarrës në kurset profesionale pranë Qendrave të Formimit Profesional Publik, përbëjnë 65% të totalit të pjesëmarrësve. Ajo që duhet theksuar që në të gjitha profesionet pjesëmarrja e të rinjve ngelet mbi 50%. Pjesëmarrësit me nivel arsimor të mesëm përbëjnë 58.5% të totalit të pjesëmarrësve.

Nëse i referohemi llojit të kurseve, shikojmë që përveç kursit Art desing dhe Përdorim kompjuteri, ku dominancën e kanë pjesëmarrësit me arsim të lartë, në të gjitha kurset e tjera, arsimi i mesëm përbën mbi 45% të pjesëmarrësve në çdo kurs.

Sipas të dhënave punëkërkues të papunë pjesëmarrës në këtë program, që kanë arritur të punësohen në përfundim të formimit profesional janë 1.007, por ky është një tregues ky i parealizuar pasi do ishte parashikuar në nivelin e 2.000 personave.

E nëse pjesëmarrja në kurse për formim profesional është e kënaqshme, punësimi pas certifikimit, vazhdon të mbetet një problem serioz pasi, vetëm 9% e punëkërkuesve të papunë të trajnuar gjatë këtij viti në kurset e profesioneve kanë arritur të punësohen.

burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0