Pse qytetarët e këtij vendi detyrohen të paguajnë me smartphone? - Business Magazine Albania

Pse qytetarët e këtij vendi detyrohen të paguajnë me smartphone?


Të bësh pazar është shndërruar në një sfidë të vërtetë sidomos për shumë libianë që janë duke u përballur me një mungesë të theksuar të likuiditetit dhe për të pasur lehtësime në këtë pjesë, është shfaqur një mënyrë e re pagimi nëpërmjet smartphone-ëve edhe pse jo të gjithë e mbështesin.

Në këtë vend të pasur me naftë, të prekur nga dhuna dhe kaosi që prej rënies së Muamar Gadafi në vitin 2011, rivalitetet politike dhe mes fiseve janë fatale për funksionimin, tashmë të brishta, të institucioneve shtetërore.

Lexoni: 10 KURIOZITETE RRETH PARASË

Në këtë vend, ku çmimet janë trefishuar, madje edhe katërfishuar ose pesëfishuar, numërohen dy banka qendrore. Njëra nën autoritetin e qeverisë së Unionit Kombëtar, e njohur nga komuniteti ndërkombëtar dhe me seli në Tripoli, tjetra nën kontrollin e autoriteteve rivale me qendër në lindje të vendit.

Pjesa më e madhe e popullsisë aktive punon në institucionet publike në Libi. Funksionarët marrin rrogën drejtëpërdrejtë në llogaritë e tyre në bankë, por për shkak të likuiditetit, e kanë të vështirë të tërheqin para.

Njerëzit nuk i besojnë më bankave. Ata kërkojnë të jenë të sigurtë se do të kenë mjaftueshëm para kesh nëse ndodh ndonjë gjë dhe bankat mbyllen ose nëse do jenë të detyruar që të mos dalin nga shtëpia,” thotë një nënpunës i një banke.

Për pasojë, shumë libianë nuk kanë depozituar më para nëpër banka dhe me kalimin e viteve, monedhat kanë dalë nga rrjeti pa u kthyer më, duke krijuar një krizë likuiditeti të paprecedentë.

Libianët aktualisht mbajnë radhën para bankave pa pasur garancinë se do të arrijnë të tërheqin para.

Në një vend ku pagesat me çek janë shumë të rralla bankat kanë filluar të nxjerrin shërbime të reja pagimi, nëpërmjet smartphone-ëve.

Për shembull në Benghazi, qytet në lindje i kontrolluar nga autoritetet rivale me qeverinë.

Banka Tregtare dhe e Zhvillimit (BCD) propozon aplikacionin “Edfali” për klientët e saj ndërsa “Wahda Bank” ka hedhur në treg “MobiCash”, mënyra pagesash nëpërmjet smartphone-ëve.

Nëpërmjet këtyre aplikacioneve, tregtarët dhe konsumatorët shkëmbejnë një kod për të kryer transaksionet dhe mijëra tregtarë në vend përdorin këto mënyra pagesash.

Lexoni: Ja cila është kartmonedha më e falsifikuar në treg

Megjithatë kjo mënyrë e re pagese nuk e ka bindur ende shumicën e libianëve që vazhdojnë të presin para bankave për të tërhequr paratë e tyre, nëse arrijnë.

Ndërkohë që sasi të mëdha dinarësh libianë vazhdojnë të kalojnë dorë më dorë jashtë qarkut bankar, tregtarët dhe individët, një numër jo i vogël libianësh, preferojnë të ruajnë paratë e tyre poshtë dyshekut.

burimi: Syri.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0