Pse pushimi i drekës ndikon më shumë në rritjen e karrierës sesa mund të mendoni - Business Magazine Albania

Pse pushimi i drekës ndikon më shumë në rritjen e karrierës sesa mund të mendoni

Pse pushimi i drekës ndikon më shumë në rritjen e karrierës sesa mund të mendoni

Pushimi i drekës në zyrë është një moment që shumë e presin me padurim, ndërsa disa të tjerë ndihen në siklet nga ideja e socializimit. Për ata që kanë miq me të cilët ndajnë bisedat gjatë drekës dhe thashethemet e zyrës, është ndër pjesët më të këndshme të ditës. Nga ana tjetër, shumë që nuk kanë një rreth aktiv shoqëror në punë zgjedhin të hanë vetëm në tavolinën e tyre.

Por çfarë ndodh nëse ngrënia e drekës vetëm, në tavolinën e punës, nënkupton humbjen e disa prej mundësive më të mëdha për rritjen tuaj profesionale dhe personale? Ja disa arsye pse largimi nga tavolina dhe shfrytëzimi i pushimit të drekës mund të japë një shtysë të madhe në rrugëtimin tuaj profesional dhe mirëqenie.

1. Zbuloni sekretet dhe dinamikat e zyrës

Gjatë drekës, ndërveprimet informale ofrojnë mundësi për të vëzhguar kulturat dhe dinamikat e pashkruara të zyrës që takimet formale rrallë i zbulojnë. Një bisedë e rastësishme mund të japë informacion mbi projektet aktuale, sfidat apo preferencat e kolegëve. Nuk është e nevojshme që gjithmonë të kërkoni me qëllim të “kapni” të tjerët, shpesh bisedat e sinqerta të drekës krijojnë lidhje njerëzore dhe ndajnë mundësi të reja. Kjo “inteligjencë sociale” ju ndihmon të lundroni më zgjuar në politikën e brendshme të kompanisë, të kuptoni kur është momenti për të propozuar ide dhe të përshtatni komunikimin sipas personaliteteve të ndryshme, elementë thelbësorë për rritjen profesionale.

Lexo edhe: 12 zakone të “sjellshme” të pasagjerëve që në fakt stjuardesat i urrejnë

2. Përfundoni shpejt detyra të vogla

Pushimi i drekës është një moment i përshtatshëm për të përfunduar punë të vogla personale si telefonata të rëndësishme, përgatitje për ndonjë takim, apo caktim orari. Duke i mbyllur këto gjëra në mesditë, mbrëmjet dhe fundjavat mbeten më të lira për pushim dhe aktivitete personale. Eksperti i produktivitetit David Allen, në librin e tij Getting Things Done, flet për një këshillë shumë të vlefshme në këtë kontekst: “rregulli i 2 minutave”. Ai thotë se nëse një detyrë zgjat më pak se dy minuta, bëje menjëherë. Përfundimi i këtyre detyrave të vogla gjatë pushimit të drekës ul stresin dhe e bën listën e detyrave më të menaxhueshme.

3. Një shëtitje e shkurtër jep më shumë se thjesht argëtim

Një pushim me shëtitje ose ushtrime të lehta gjatë drekës rrit qarkullimin e gjakut dhe ul stresin e akumuluar në punë. Pas orëve të gjata ulur në tavolinë, aktiviteti fizik nuk është luks, por domosdoshmëri. Ai rrit energjinë, përmirëson humorin dhe fokusin për pjesën tjetër të ditës. Shumë profesionistë e shohin se një shëtitje 15–20 minutëshe në ajër të hapur është më e dobishme sesa një filxhan kafe. Përveç efekteve afatshkurtra, ky zakon ndihmon edhe në shëndetin afatgjatë, duke ulur mungesat në punë dhe duke rritur produktivitetin.

4. Rrjetëzim i vërtetë informal

Psikologjia organizative tregon se ndërveprimet shoqërore informale, si ato gjatë drekës, nxisin çlirimin e oksitocinës, “hormoni i besimit”, i cili forcon lidhjet dhe bashkëpunimin. Pushimi i drekës është një mjedis i lirshëm për të ndërtuar marrëdhënie me kolegët dhe menaxherët, duke sjellë mundësi të vlefshme rrjetëzimi. Këto lidhje shpesh kthehen në mentorime ose mbështetje nga kolegë më me përvojë, të cilët ju rekomandojnë për projekte, prezantime apo nisma të reja. Pikërisht këto mundësi të fituara nga marrëdhënie të thjeshta shoqërore shpesh përcaktojnë suksesin personal dhe profesional.

 Me pak fjalë: pushimi i drekës nuk është vetëm për të ngrënë. Ai është një moment i vlefshëm për të mësuar, për t’u organizuar, për të rigjeneruar energjitë dhe për të krijuar lidhje që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen tuaj profesionale.

TOI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0