Pse po i bezdis konsumatorët marketingu

Pse po i bezdis konsumatorët marketingu



A ju kanë telefonuar shpesh për t’ju thënë se keni përfituar një ofertë për sisteme të pastrimit të ujit, një fshesë çudibërëse me korrent apo një dyshek me aloe vera e sa e sa produkte të tjera?

Telefonatat e marketingut që synojnë telefonimin (e paautorizuar) në bllok të klientëve të ndryshëm nga një bazë të dhënash të siguruar nga palë të treta janë bërë shqetësim herë pas here, por duket se kjo ka qenë e pamundur të vendoset nën rregull.

Lexo: 3 aftësitë emocionale në marketing që vënë në lëvizje klientët

Komisioneri për të Drejtën e informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale raportoi se në vitin 2019 ka një rritje të numrit të ankesave nga ana e qytetarëve për disa aspekte përfshirë këto lloj telefonatash. Ky institucion pranon se gjatë hetimeve që ka zhvilluar një nga problematikat që ka ndeshur është ajo e dërgimit të thirrjeve të pakërkuara telefonike ose dërgimi i mesazheve me postë elektronike nga ofrues të ndryshëm shërbimi (kontrollues), të cilët përmes komunikimit synojnë të ushtrojnë aktivitet promocional. Gjithsesi kjo sipas Komisionerit ka nevojë për kuadër ligjor të veçantë.

“Lind si domosdoshmëri për zgjidhjen e kësaj problematike hartimi i një kuadri ligjor të veçantë që do të bënte të mundur zgjidhjen aktuale dhe afatgjatë të këtij problem” thuhet në dokument.

Në listën e problematikave janë shtuar sidomos mediat online që Komsioneri ka vlerësuar se mund të ndërhyhet vetëm në disa raste që e specifikon ligji. Të tjera problematika që nënvizohen në raport janë mungesa e masave teknike dhe organizative gjatë proçesit të përpunimit, për të mbrojtur përhapjen e paligjshme të të dhënave personale, veçanërisht mungesa e sistemeve të menaxhimit të sigurisë së informacionit.

Po kështu, mbledhja, ruajtja dhe përpunimi i paligjshëm i të dhënave imazhe-video nëpërmjet sistemit të video-survejimit (CCTV), tejkalimi i qëllimit dhe afateve të përpunimit të të dhënave personale, mungesa e rregullimit kontraktor në marrëdhëniet midis kontrolluesit dhe përpunuesit, mungesa e trajnimit të stafit që ka akses dhe përpunon të dhëna personale si dhe nevoja për të përmirësuar masat e sigurisë gjatë proçesit të autentifikimit në portalet online.

Lexo: 4 markat që po zhvillojnë marketingun e përmbajtjes

Në total në vitin 2019 ka pasur 301 ankesa pranë Komisionerit kurse hetime administrative 142 me fokus sektorë të tillë si institucione të administratës shtetërore, shëndetësi, call center, subjekte financiare jobankare, të transportit.

Aktualisht ka një iniciativë të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për të krijuar një regjistër ku individët që nuk duan të telefonohen për arsye marketingu mund të regjistrohen.

Burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0