Pse kompeticioni i Google për të shkuar në hënë nuk është një dështim, edhe pse askush nuk fitoi çmimin?

Pse kompeticioni i Google për të shkuar në hënë nuk është një dështim, edhe pse askush nuk fitoi çmimin?


Kompeticioni Google Lunar X Prize, përfundoi të martën e kësaj jave. Ai filloi në vitin 2007, me një objektiv të madh, një çmim prej $20 milionë për skuadrën, e cila do të ndërtonte dhe do të arrinte të dërgonte në hënë, një anije kozmike të krijuar dhe të konceptuar me fonde private. Roboti, i cili do të dërgohej në hënë, duhet të ishte në vijim i aftë, që të udhëtonte për 500 metra dhe të dërgonte foto dhe video në definicion të lartë, të pamjeve të cilat do të vëzhgonte.

Problemi është se jo gjithçka funksionoi ashtu siç të gjithë shpresonin.

Çmimi nuk do t’i jepet askujt, por edhe pse kjo pjesë e aventurës ka përfunduar, drejtuesit e X Prize, thonë se shpresa nuk ka humbur. Ky nuk është dështim, por pjesë e një progresi të madh.

Lexoni: JA SI MUND TË BËNI NJË UDHËTIM VIRTUAL 360° NË STACIONIN NDËRKOMBËTAR TË HAPËSIRËS

‘’’Si rezultat i kompeticionit, ne kemi zgjeruar diskutimet dhe kemi ndryshuar pritshmëritë mbi faktin se kush ka mundësinë të ulet në hënë. Shumë vetë, besojnë tani se ky nuk është një ekskluzivitet vetëm i disa agjencive qeveritare të shumë pak shteteve të fuqishme, por diçka që mund të arrihet edhe nga një skuadër e vogël sipërmarrësish, inxhinierësh dhe inovatorësh nga mbarë bota’, shkruajnë themeluesi Peter H.Diamandis dhe CEO Marcus Shingles, në një deklaratë të tyre.

Diamandis dhe Shingles kanë kujtuar se disa objektiva të rëndësishëm janë arritur në dekadën e fundit. 300 milionë dollarë janë qarkulluar në formën e kapitaleve të ndërmarrjeve, sponsorizimeve të koorporatave dhe kontratave qeveritare. Kompanitë e para komerciale hapësinore u krijuan në Indi, Malajzi, Izrael dhe Hungari, si rrjedhojë e kompeticionit. Në vitin 2016, Moon Express, një nga skuadrat në garë, mori edhe aprovimin e FAA për nisjen, në momentin që projekti i tyre do të përfundonte.

Por të shkosh në hapësirë është e vështirë dhe në qoftë se çdokush do kishte mundësinë ta realizonte, nuk do kishte një çmim miliona dollarësh për fituesin.

‘’Nëse çdo kompeticion X Prize që ne nisim, ka një fitues, atëherë nuk po tregohemi të guximshëm sa duhet dhe do vazhdojmë të krijojmë kompeticione të tilla, të cilat shtyjnë kufijtë e së mundurës,’’ shkruajnë Diamandis dhe Shingles.

Pas postimit në Twitter, gjëja e parë që faqja e X Prize postoi, ishte një inkurajim nga dikush që me siguri i di disa gjëra rreth udhëtimit në hapësirë, astronauti Mark Kelly: ‘’Të gjithë shpikësve, eksploruesve dhe ëndërrimtarëve të cilët punuan aq fort për të fituar çmimin, mos u dorëzoni. Arritjet e mëdha janë shumë rrallë të thjeshta. Janë personat që marrin përsipër rrezikun si ju, ata të cilët mund të na drejtojnë drejt një të ardhmeje më të mirë.’

Lexoni: Kujtohet Dita e Gagarinit ne hapesire, fluturimi i tij 108 minuta

Pra çfarë mund të mësosh nga përfundimi i këtij versioni të X Prize? E thjeshtë, mëson prej dështimeve aq sa edhe prej arritjeve. Fiton më shumë mundësi një sens më të mirë njohjeje rreth vetes, se çfarë lideri je kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Forca vjen nga dështimet dhe nëse mund të ringrihesh sërish, këtu ndodh inovacioni i vërtetë.

Burimi: Entrepreneur.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0