Pse investitorët nuk kanë pse të frikësohen nga shpërthimi i flluskës bitcoin? - Business Magazine Albania

Pse investitorët nuk kanë pse të frikësohen nga shpërthimi i flluskës bitcoin?


Bitcoin mbetet ende diskutimi i tregjeve financiare.

Rritja e çmimeve stratosferike këtë vit, e treguar në grafikun e mëposhtëm nga Capital Economics, ndihmon të shpjegojë se pse ka kaq shumë interes për momentin.

Fenomenale, apo jo?

Përveç spekulimeve se pse çmimet janë rritur deri më tani në mënyrë kaq të shpejtë, pika tjetër kryesore për të cilën flitet, është nëse bitcoin është një flluskë, e destinuar për të shpërthyer.

Lexoni: Prishtina tashmë do të ketë ATM-në e parë funksionale të Bitcoin

Ndërkohë që debati nuk ka gjasa të zgjidhet në një periudhë afatshkurtër, Andrew Kenningham, ekonomisti kryesor në Capital Economics thotë se, edhe nëse flluska e bitcoin plas, pasojat e saj të mëvonshme do të jenë të vogla për tregje më të gjera të aseteve, në sistemin bankar ose ekonominë globale.

“Së pari, mund të ketë një goditje ndaj shpenzimeve familjare pasi njerëzit që kanë investuar pësojnë humbje. Por, kapitalizimi i tregut të bitcoin është shumë i vogël për të qenë një shqetësim. Aktualisht ajo është rreth 240 miliardë dollarë, gjë që është shumë më e vogël se vlera e përgjithshme e arit në vlerë prej $ 8 trilionë dollarësh ose vlera e Apple në 900 miliardë dollarë.

“Nëse çmimi i bitcoin bie në zero sot, humbjet e kartmonedhës do të ishin ekuivalente me një rënie prej 0.6% të çmimeve të kapitalit Amerikan. Ndërsa shumica e investitorëve kanë blerë bitcoin me çmime shumë më të ulta, humbjet përkatëse do të jenë ndoshta më të vogla.”

Kjo tabelë nga Capital Economics krahason vlerën aktuale neto të Bitcoin në krahasim me tregjet e tjera më të qëndrueshme të aseteve.

Duke pasur parasysh vlerën relativisht të vogël në tablonë e madhe, Kenningham thotë se një flluskë bitcoin do të ketë pak pasoja për sistemin bankar global, sepse bitcoin mbahet dhe tregtohet jashtë sektorit bankar.

Lexoni: Po nëse flluska e Bitcoin “shpohet”?

“Ndryshe nga flluskat në sektorin e teknologjisë në fund të viteve 1990 dhe në pronat e SHBA disa vjet më vonë, një shpërthim i flluskës bitcoin nuk do të ketë implikime sistemike, makroekonomike.

Vlera e përgjithshme e bitcoin është ende shumë e vogël dhe ka pak lidhje me ekonominë,” përfundon ai.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0