Po nëse flluska e Bitcoin "shpohet"? - Business Magazine Albania

Po nëse flluska e Bitcoin “shpohet”?


Tregjet shpesh herë zgjerohen e tkurren, por boom-i i Bitcoin, një monedhë digjitale, është i pabesueshëm. Edhe pse çmimi i saj ka rënë nga rekordi prej 2,420$ në 24 Maj, ajo është dyfishuar brenda vetëm dy muajsh. Çdokush mjaftueshëm i zgjuar ose me fat që bleu 1,000$ Bitcoins në Korrik të vitit 2010, kur ajo kishte vlerën e 0.05$, do të kishte tashmë një grumbullim prej 46 milionë $.

Një ngjitje kaq e madhe është rrallë e qëndrueshme. Shumicën e rasteve, fjala “bitcoin” shoqërohet me fjalën “flluskë”. Arsyeja se çfarë i dha një hov kaq të madh kësaj monedhe është shumë ë rëndësishme. A është bitcoin thjesht një mani spekulative, apo është provë që ajo po bëhet mesi midis këmbimeve dhe blerjeve ditore?

Lexoni: Ja sa pritet të shkojë çmimi i Bitcoin në vitet e ardhshme

Le të fillojmë duke e parë bitcoin-in si asgjë më shumë se një mani virtuale, ku një rritje vlere inkurajon më shumë blerës, pa marrë parasysh si është asset-i. Trajektorja e bitcoin-it është mbreslënëse, investitorë të shumtë kanë filluar të kontribojnë, por edhe shume të afërm me bitcoin kanë filluar të investojnë në alternativa të tjera, si Ethereum dhe ICO (initial coin offerings).

Pra ky treg në pamje të parë duket si parajsa e një “mashtruesi”. Bitcoins nuk kanë një bankë qëndrore për të parandaluar këto luhatje anormale, e cila mund të interpretohet si mashtrim në sytë e qeverive. Një monedhë nuk duhet të jetë kaq e paqëndrueshme: bitcoin shkoi nga 1,100$ në vitin 2013 në më pak se 200$ para një viti, para se të merrte hovin e tanishëm.

Në vend që të ngelet vetëm një pasuri dixhitale, bitcoin ka qëllime më të mëdha: të bëhet një mjet këmbimi si euro, dollari apo yeni. Rregulatorët e këmbimit të monedhave kanë filluar ta marrin seriozisht bitcoin-in. Një faktor i rëndësishëm i rritjes së vlerës së saj vjen edhe nga vendimi i Japonisë që ta trajtojë bitcoin si çdo monedhë tjetër. Gjithsesi sistemi i bitcoins po arrin limitin e tij dhe krijuesit e tij nuk bien dakord sesi të menaxhojnë situatën.

Nëse ajo nuk i ngjan asgjëje që kemi parë deri tani, me çfarë mund ta krahasojmë bitcoin-in?

Krahasimi më i mirë do të ishte me internetin dhe boom-in që ai krijoi në fund të viteve ’90. Ashtu si interneti, monedhat dixhitale janë inovative dhe hapin rrugë për përhapjen e e mëtejshme të këtij inovacioni. Megjithëse këto ICO kanë nevojë për përkujdesje, ato kanë një potencial të madh për të gjeneruar shpikje tepër intriguese.

Kjo mund të duket si një mënyrë e rrezikshme për të gjeneruar inovacion. Investitorët mund të humbin shuma të mëdha parash, dëmtimi i një shoqërie mund të shpërndahet tek të tjerat, duke krijuar gropa në sistemet financiare.

Nëse ekziston diçka e tillë si një “flluskë e shëndetshme”, kjo është. Për të qenë të sigurtë, rregulatorët duhet te kenë kujdes që monedhat dixhitale mos kthehen në diçka kriminale si tregu i narkotikës. Por gjithashtu ata duhet të mendohen mirë përpara se t’i refuzojnë këto ICO. Të qenurit shumë të kujdesshëm thjesht do ta ‘shponte’ flluskën dhe do të parandalonte një inovacion mjaft të domosdoshëm për botën e sotme.

Burimi: The Economist

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0