Prishtina tashmë do të ketë ATM-në e parë funksionale të Bitcoin - Business Magazine Albania

Prishtina tashmë do të ketë ATM-në e parë funksionale të Bitcoin


Pasi solli ATM-në e parë të Bitcoin në Kosovë, Albvision LTD lajmëroi se ditën e Mërkure më datë 26 Korrik 2017 në orën 09:00 Prishtina do të ketë ATM-në e saj të parë funksionale.

ATM-ja ku qytetarët nga Kosova dhe vendet e rajonit do të mund të blejnë Bitcoin do të vendoset pranë Qytezës Pejton, Rr. Radovan Zogoviq 4/1 në një ambient të qetë dhe të dizajnuar posaçërisht për të.

Lexo: Albvision Ltd fut në Kosovë automatin e parë të Bitcoin. Ja kush janë destinacionet e radhës

Albvision hap dyert për të gjithë të interesuarit që duan të dinë më shumë rreth kësaj ATM-je. Një staf i dedikuar do të ofrojë informacion dhe sqarim për mënyrën e funksionimit të saj dhe jo vetëm.

Nisur nga kërkesa në rritje për krypto valutat në tërësi dhe Bitcoin në veçanti, lançimi vjen një javë pasi Albvision LTD u bë kompania e parë që sjell në Kosovë një ATM të monedhës virtuale.

Transaksionet e para do të kryhen vetëm në Bitcoin ndërsa në të ardhmen ajo do të pasurohet edhe me 10 monedha të tjera virtuale.

Monedhat virtuale bazohen mbi një teknologji të re të quajtur blockchain. Mbi 1.4 miliard $ janë investuar në teknologjinë blockchain në vetëm tre vitet e fundit sipas Forumit Ekonomik Botëror. Është projektuar se deri në 2027-ën 10% e GDP-së globale do të jetë e ruajtur në platformat blockchain.

Lexo: NE BLEJMË DHE SHESIM BITCOIN – JA SE SI FUNKSIONON AI

Albvision themeluar në 2000 në Kosovë ushtron aktivitetin e saj në sektorët e sistemeve të informacionit dhe sigurisë, bankarë, postarë, energjetik, telekomunikacionit, komunikimit me mbi 10 vite eksperiencë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Burimi: PCWorld Albanian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0