Pse duhet të punojmë me profesionistë? - Business Magazine Albania

Pse duhet të punojmë me profesionistë?


/LinkedIn – Jason Hornberger, MBA

Ka pak kohë që përdor shprehjen: “Më pëlqen të punoj me një profesionist”. Më ka marrë pak kohë kjo gjë, por është diçka që e kam menduar shumë sidomos kohët e fundit. Pse duhet që një klient të punojë me ty? Pse ne zgjedhim të punojmë me dikë?

Ajo që një profesionist realizon, është që një punë të ndërlikuar e bën që të duket e thjeshtë. Nëse do të kisha aftësi të ndërtoja shtëpinë time, unë me siguri nuk do të kisha paguar dikë tjetër për ta bërë atë. Nëse do të mund të gatuaja një ushqim të jashtëzakonshëm dhe ta bëja atë brenda një afati të shkurtër kohor pa pasur nevojë ta pastroja, me siguri nuk do të shkoja në restorant. Ka shumë shembuj, por thelbi i çdo shërbimi, është marrja e një detyre që është e ndërlikuar, e vështirë ose kërkon kohë, duke e bërë atë të duket e lehtë. Kjo është arsyeja pse ia vlen të paguani dikë tjetër për ta bërë atë.

Mundohem ta marr këtë mentalitet dhe ta vendos në botën time bankare. Strukturat dhe arsyetimet për marrjen e vendimeve në bankë mund të jenë konfuze, por unë i trajtoj klientët e mi si profesionistë inteligjentë. Puna ime më e madhe është të komunikoj në mënyrë efektive dhe ta bëj procesin më të lehtë se sa është, edhe nëse nuk është i thjeshtë. Kam zbuluar se kam pasur shumë sukses në dialogun e hapur dhe shpjegimin e gjërave në mënyrë racionale dhe, me këtë qasje, klientët e mi e dinë që unë jam avokati i tyre dhe kam interesat më të mira në mendje për ta. Unë jam transparent në çdo pjesë, që nga negocimi me gojë deri tek nënshkrimi. Është diçka për të cilën paguhem dhe nuk është problemi i klientit tim nëse është procesi më i vështirë për mua.

Qasja ime është shumë e vërtetë dhe e sinqertë. Edhe pse them se e di që paguhem për të ofruar një shërbim, kam besim në pozicionin tim dhe mund të jem vërtet vetëvetja. Klientët e mi janë më shumë se numra për kompaninë dhe ekziston një marrëdhënie e ndërsjellë ku ne të dy i sigurojmë njëri-tjetrit vlera. Unë e di që ekziston një pjesë e popullsisë që dëshiron të punojë me një profesionist që e njeh zanatin e tij, është diçka autentike dhe që të siguron një marrëdhënie jetëgjatë.

Por si mund të fitojmë statusin e profesionistit? Profesionistët e vërtetë:

  • e njohin biznesin e tyre, si në teori ashtu edhe në praktikë
  • kanë fituar përvojë, suksese dhe dështime
  • janë të vendosur për t’i bërë gjërat
  • mund të komunikojnë qartë, si në të folur ashtu edhe në të shkruar
  • e kuptojnë se si puna e tyre është e lidhur me qëllimin e madh
  • janë të orientuar nga biznesi
  • vlerësojnë kohën e tyre dhe kohën e të tjerëve
  • mendojnë së pari për punën dhe më pas për veten
  • kanë vetëvlerësim të mirë, por e dinë se gjithmonë mund të mësojnë më shumë
  • janë të hapur për ide të reja
  • kanë sens të mirë humori
  • gjithmonë kanë një qëndrim profesional

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0