Pse 2015 ishte vitit i startupeve të "gjelbërta"?

Pse 2015 ishte vitit i startupeve të “gjelbërta”?

~8 minuta lexim


Disa gjëra nuk janë kurrë larg nga gjërat më të mira për t’u bërë nga axhenda. Qëndrueshmëria është njëra nga ato, dhe 2015 ka qenë viti që një numër në rritje biznesesh e kanë bërë atë prioritet më shumë se kurrë.

“Raporti i gjelbër” i këtij viti ka arritur në përfundimin se numri i bizneseve që zotohen të japin mbështetjen e tyre për të ndihmuar në reduktimin e shpyllëzimeve, për shembull, është rritur, me 34 kompani globale duke përfshirë Nestle dhe Procter and Gamble.

Palm Oil (Vaji i Palmave), një temë e cila vazhdon të jetë një çështje me rëndësi në biznes, gjithashtu po drejtohet drejt një orientimi më “të gjelbër”, brandet e mëdhaja si Danone dhe Dunkin’ Donuts kanë premtuar të blejnë nga burime të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin.

Por si përkthehet kjo për kompani të vogla, dhe a ka qenë 2015 viti kur startupet kanë filluar të marrin në konsideratë faktorin mjedisor?

Kompania neozelandeze e autobusave Kiwi Experience ka kuptur se duhet të jetë miqësore me mjedisin dhe jo shfrytëzuese e saj, dhe ka nisur një numër iniciativash për të qenë më të qëndrueshëm. Kjo përfshin përdorimin e filxhanëve të kafesë që mund të përdoren më shumë se një herë, çantat plastike të biodegradueshme të plehrave dhe inkurajimin për përdorimin e shisheve shumëpërdorimshe të pijeve.

Jo vetëm kaq por shoferat e autobusave po shkojnë drejt programit SAFED (një program për inkurajimin e drejtimit të autmjeteve në mënyrë të sigurt dhe me efiçiencë të përdorimit të karburanteve) në mënyrë që të rrisin efiçiencën e përdorimit të karburanteve. Sipas drejtoreshës së operacioneve Jolanda Cave kjo gjë “u bën apel ‘gjakut të nxehtë’ të drejtuesve të automjeteve.” Sistemet e instaluara tek autobusat japin një sinjal ‘beep’ kur drejtuesi nuk po drejton me efiçiencë. Plane në zhvillim e sipër po ndërmerren që autobusat e Kiwi Exerience të heqin dorë prej letrës fizike duke e zëvendësuar me forma elektronike të rezervimit dhe një revistë të pasagjerëve me aplikacione inovative.

Cave shpjegon se si 2015 ishte momenti përcaktues kur Kiwi Experience vendosi të transformonte biznesin në një më të qëndrueshëm nga pikëpamja e përqasjes me mjedisin. “Ndërsa kemi pasur gjithmonë në gjak sensin e miqësisë me natyrën tashmë është shumë më e rëndësishmë se ndonjëherë tjetër që të jemi pjesë aktive e ndryshimit. Ne po mbështetemi në udhëtimet e Turizmit të Qëndrueshëm për të bërë më të mirën tonë gjatë ndalesave dhe lokacioneve të mrekullueshme që vizitojmë gjatë itinerarëve. Vizitorët tanë po rriten vit pas viti dhe në mënyrë të paevitueshme po rritet impakti ynë te mjedisi.”

Studimet e udhëhequra nga Instituti i Kontabilistëve të Çertifikuar në 2014-ën kanë gjetur se pak startupe kanë strategji formale të qëndrueshmërisë, por kjo gjë po fillon të ndryshojë. Biznesete vogla dhe të mëdhaja nuk duhet domosdoshmërisht të bëjnë ‘spastrime’ për të realizuar një model biznesi të qëndrueshëm. Duke marrë përgjegjësi për gjëra të vogla, si riciklimi, fikja e dritave, blerja e letrave miqësore me mjedisin për printim, çdo kompani mund të bëjë hapa të vegjël drejt objektivit më të madh që është një biznes më social. Këtë vit, kanë filluar të kuptojnë sa e thjeshtë është të investosh në të ardhmen duke u angazhuar për një aktivitet më paqësor me ambjentin.

Space Station është një biznes që ofron zgjidhje të rezervimit të hapësirave dhe kohët e fundit ka vendosur objektiva për të reduktuar gjurmët e karbonit me 50% përgjtë tre viteve duke implementuar iniciativa të ndryshme. Kevin Prince, Manaxheri i Përgjithshëm i Space Station se ‘self-storage’ është një industri miqësore me ambjentin dhe ka të bëjë me dhënien e hapësirave për të ruajtur dhe ripërdorur gjërat më mirë se t’i dërgosh ato në landfille.

“Me përpjekjet për të qenë sa më shumë miqësorë që të mundemi me mjedisin, ne kemi filluar të fokusohemi tërësisht në politikat e ‘gjelbërta’. Që prej kësaj ne kemi flluar të instalojmë panelet diellore në shumicën e dyqaneve tona dhe një turbinë ere në dyqanin e Chiswick, megjithëse po hasim vështirësi për gjetjen e mënyrave për t’i instaluar ato edhe në qendrën tonë në St. Johns Wood, e cila është e pozicionuar nëntokë.”

Prince shton se me politika të gjelbërta, kompania ka kursyer para. “Deri tani, ne kemi shpenzuar £400,000 për panelet diellore, £50,000 për turbinën e erës dhe £100,000 për dritat LED. Për shembull, dritat LED përdorin vetëm 40% të elektricitetit në krahasim me dritat tradicionale. Gjysma e energjisë që ne përdorim vjen nga energjia që e gjenreojmë vetë dhe kostot tona të elektricitetit janë reduktuar me 75%.

Ndërmarrja e poltikave të gjelbërta do të thoë se jo vetëm që ju do të jeni të aftë të bëni pjesën tuaj për mjedisin, por mund t’jua bëjë jetën dhe biznesin më fitimprurës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia nuk është vetëm një mjet, ajo është një forcë që ndryshon të ardhmen.”
— Elon Musk
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0