Prototipi i anijes kozmike Starship shpërthen gjatë testimit - Business Magazine Albania

Prototipi i anijes kozmike Starship shpërthen gjatë testimit

Një prototip i një rakete të kompanisë SpaceX, ka shpërthyer gjatë testimit të premten në pjesën jugore të Teksasit në Shtetet e Bashkuara, pasi kompania e Elon Musk ndoqi një plan agresiv për të përfunduar me sukses projektin për dërgimin në hapësirë të anijes së parë private kozmike.

Shpërthimi i kësaj rakete nuk lidhet me nisjen e dy astronautëve të NASA-s nga Qendra Hapësinore “Kennedy” në Florida, ku do të përdoret një sistem tjetër raketor, Falcon 9 me kapsulën Dragon Crew, të fiksuar në majë. Prototipi u përfshi nga flakët në qendrën testuese “Boca Chica” të kompanisë SpaceX. Nuk pati raportime fillestare për dëme apo të lënduar, shkruan “The Guardian”. Raketa “Starship”, e cila është 120 metra e gjatë, e dizajnuar për të transportuar njerëz dhe 100 tonë ngarkesë në Hënë dhe Mars dhe është pjesë e planeve të kompanisë së famshme për udhëtim të njerëzve në hapësirë në mënyrë të përballueshme në aspektin financiar.

Lexoni: 6 fakte rreth fluturimit të Space X

SpaceX ishte në mesin e tri kompanive që përfituan një miliard dollarë nga NASA muajin e kaluar për projektin e transportimit të njerëzve dhe ngarkesave në Hënë. SpaceX propozoi Starship për çmimin. FAA i dha kompanisë hapësinore të drejtën për të filluar testet e para të fluturimit suborbital megjithëse është ende e paqartë kur do të ndodhin këto teste.

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0