6 fakte rreth fluturimit të Space X - Business Magazine Albania

6 fakte rreth fluturimit të Space X

Në vitet ’60, premtimi i fluturimit në hapësirë për civilët dukej thjesht jashtë mundësive. Mbi të gjitha, NASA po dërgonte astronautët në Hënë. Në këtë mënyrë turizmi hapësinor paska qenë më afër se sa mendohej. PanAm kapi ëndrrën kolektive të amerikanëve që dëshirojnë të udhëtojnë në hapësirën e jashtme. Ata krijuan Klubin “Fluturimet e Para në Hënë”. Anëtarësimi ishte falas, dhe emri juaj futej në listën e pritjes për fluturimet e para tregtare në hapësirë; u regjistruan mbi 96,000 njerëz. PanAm kurrë nuk ishte në gjendje ta realizonte ëndrrën dhe kompania falimentoi në fillim të viteve nëntëdhjetë. Tridhjetë vjet më vonë, SpaceX do të bëhet kompania e parë private që dërgon astronautë në hapësirë. Më poshtë po japim disa fakte interesante rreth fluturimit historik të planifikuar të zhvillohet pak të Shtunën.

DO TË JETË FLUTURIMI I PARË I FINANCUAR NGA PRIVATI.

Elon Musk e konceptoi SpaceX në 2001 për të dërguar një serë në Mars. Shpresa e tij ishte se misioni do të ringjallte interesin e Amerikës për udhëtimin në hapësirë. Nga ajo kohë e deri më sot, kompania ka pasur shumë risi, duke përfshirë lëshimin dhe rikuperimin e një rakete, dërgimin e një anije kozmike në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor dhe dërgimin e një sonde jashtë orbitës së Tokës.

 

EKUIPAZHI PËRBËHET NGA ASTRONAUTËT E NASA-S.

NASA trajnoi Bob Behnken dhe Doug Hurley, të cilët po bëhen gati për të shkuar në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Nëse fluturimi është i suksesshëm, NASA do të përdorë kompani private për të dërguar astronautët e tyre në hapësirë në të ardhmen e afërt.

MISIONI I PARË NGA GJASHTË MISIONET E NGJASHME.

NASA nënshkroi një kontratë prej 2.6 miliardë dollarësh me SpaceX për disa misione, për të dërguar astronautë dhe pajisje në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

KY FLUTURIM DO T’I JAPË FUND VARËSISË SË NASA-S NGA ANIJET RUSE.

Në vitin 2004, Presidenti Bush mbylli programin e fluturimit të NASA-s sepse ishte shumë i kushtueshëm. Në atë kohë, ai përshkroi zhvillimin e një mjeti eksplorimi për t’u kthyer në Hënë dhe për të zbritur Mars. Sidoqoftë, me buxhetin e kufizuar të NASA-s, financimi i një programi të ri fluturimi ishte i pamundur. Praj asaj kohe, astronautët e NASA-s kanë përdorur anijet ruse  Soyuz për të arritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

NASA GJITHASHTU KA NJË KONTRATË ME BOEING.

Boeing zhvilloi CST-100 Starliner për orbitat e afërt të Tokës. Do të transportojë astronautët në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, plus kërkime dhe pajisje. Do të ketë gjithashtu internet wireless dhe ndërlidhjet e tabletave për t’u përdorur nga ekuipazhi.

NISJA NGA TOKA NDIKON NEGATIVISHT TEK ANIJET.

Kostoja e mirëmbajtjes së anijeve ishte një nga arsyet kryesore të mbylljes së programit të fluturimit të NASA-s. Musk pretendon se SpaceX mund të ripërdorë një përqindje të lartë të anijes Falcon mbi 100 herë, por mburoja e  nxehtësisë zgjat vetëm për dhjetë udhëtime.

 

ODDEE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0