CEO i Scale AI, largohet nga startupi për t’iu bashkuar Meta, si pjesë e një marrëveshjeje prej 14.3 miliardë dollarësh! - Business Magazine Albania

CEO i Scale AI, largohet nga startupi për t’iu bashkuar Meta, si pjesë e një marrëveshjeje prej 14.3 miliardë dollarësh!

Themeluesi i Scale AI, Alexandr Wang, konfirmoi këtë të enjte përmes një memorandumi drejtuar stafit se do të largohet nga kompania për t’u bashkuar me gjigantin teknologjik Meta. Lajmi vjen pas raportimeve të mëhershme mbi një investim të rëndësishëm dhe ndryshime në drejtimin e kompanisë.

Meta ka rënë dakord të investojë 14.3 miliardë dollarë në Scale AI, duke marrë 49% të aksioneve, pa të drejtë vote – sipas një zëdhënësi të Scale AI. Investimi përfaqëson një lëvizje strategjike për Meta-n, e cila mbetet një nga klientët më të mëdhenj të Scale AI, pavarësisht se kjo e fundit bashkëpunon edhe me konkurrentë si Google, Microsoft dhe OpenAI. Në memorandumin e ndarë edhe në platformën X, Wang shkruan: “Siç mund ta keni kuptuar nga lajmet e fundit, mundësitë e kësaj madhësie zakonisht vijnë me një kosto. Në këtë rast, kostoja është largimi im. Ka qenë kënaqësia më e madhe e jetës sime të shërbej si CEO i kësaj kompanie.”

Lexo edhe:Martohet Mira Murati, ceremonia “sekrete” në Toskanë!

Pas largimit të Wang, detyrën e CEO-s do ta marrë Jason Droege, aktualisht shef i strategjisë në Scale AI. Droege ka qenë më parë partner në Benchmark dhe zëvendëspresident në Uber. Një numër i vogël punonjësish të Scale AI do t’i bashkohen gjithashtu Meta-s si pjesë e marrëveshjes. Nga ana e saj, Meta ka konfirmuar finalizimin e këtij bashkëpunimi strategjik dhe investimi në Scale AI. “Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, do të zgjerojmë bashkëpunimin në prodhimin e të dhënave për modelet tona të inteligjencës artificiale. Alexandr Wang do t’i bashkohet Meta-s për të punuar në përpjekjet tona për superinteligjencën,” – tha një zëdhënës i kompanisë.

Vendimi për të angazhuar Wang nga jashtë strukturave të brendshme të kompanisë, shënon një përjashtim nga qasja e zakonshme e CEO-s së Meta-s, Mark Zuckerberg, i cili zakonisht promovon drejtues nga radhët e stafit të vjetër. Kjo lëvizje vjen në një kohë kur Meta përballet me sfida në garën për dominimin e AI-së ndaj OpenAI dhe Alphabet (kompania mëmë e Google), veçanërisht pas një pritjeje të vakët nga zhvilluesit për versionin më të fundit të Llama AI. Megjithatë, Scale AI ka sqaruar se as investimi i Meta-s dhe as kalimi i Wang në këtë kompani nuk do të ndikojnë në bashkëpunimet ekzistuese me klientët aktualë. Meta nuk do të ketë qasje në të dhënat apo informacionet e brendshme të Scale AI.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0