Martohet Mira Murati, ceremonia “sekrete” në Toskanë! - Business Magazine Albania

Martohet Mira Murati, ceremonia “sekrete” në Toskanë!

Mira Murati, shqiptarja që i dha botës inteligjencën artificiale ChatGPT, do të martohet në një ceremoni tërësisht private në Toskanën e bukur italiane. Më pak se një vit pasi nëna e saj pyeti vetë ChatGPT se kur do të gjente burrë e bija, duket se fati dhe teknologjia “bashkëpunuan” për t’i dhënë përgjigjen e shumëpritur.

Dasma është organizuar me një protokoll sigurie shumë të lartë, duke mbajtur larg vëmendjes publike çdo detaj. Të gjithë të ftuarit janë pajisur me kontrata të rrepta privatësie, të cilat ndalojnë publikimin e çdo materiali – foto apo video – nga ceremonia në rrjete sociale apo media.

Megjithatë, disa detaje kanë dalë: në festë nuk do të mungojnë ritet dhe zakonet shqiptare, duke i dhënë ceremonisë një shije autentike dhe krenare, shkruan A2 CNN.

Mira Murati do të veshë kostumin tradicional të nuseve të Jugut, me jelekun karakteristik të zonës së Vlorës, duke nderuar kështu rrënjët e saj kulturore. Këngët dhe vallet popullore shqiptare do të jenë pjesë e ceremonisë.

a2news

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0