Njihuni me risitë që vijnë me aplikacionet e iOS 26 - Business Magazine Albania

Njihuni me risitë që vijnë me aplikacionet e iOS 26

Njihuni me risitë që vijnë me aplikacionet e iOS 26

Në konferencën vjetore WWDC 2025, Apple zbuloi një sërë përditësimesh të reja që do të lançohen këtë vjeshtë me iOS 26. Nga funksione të avancuara si “Call Screening” e deri te përmirësimet në Wallet për udhëtime, këto veçori synojnë të përmirësojnë përvojën e përdorimit të pajisjeve Apple, duke përfshirë elementë të rinj të fuqizuar nga Apple Intelligence.

Thirrjet (Phone)

Ndër funksionet më të përfolura është “Call Screening”, që lejon përdoruesit të shohin kush po i telefonon dhe pse – përpara se të përgjigjen. Kur merrni një telefonatë nga një numër i panjohur, telefoni e përgjigjet në heshtje dhe i kërkon telefonuesit të identifikohet dhe të tregojë arsyen e thirrjes. Më pas ju mund të vendosni nëse doni t’i përgjigjeni apo jo. Ndërkohë, “Hold Assist” qëndron në linjë për ju derisa një operator të jetë i disponueshëm, ndërsa “Live Translation” përkthen bisedën në kohë reale, duke përdorur zë të gjeneruar nga AI për të folur në gjuhën e marrësit.

Mesazhet (Messages)

Bisedat në grup në Messages bëhen më interaktive me funksionin e krijimit të sondazheve. Apple Intelligence mund të sugjerojë krijimin e një sondazhi kur identifikon situata që e kërkojnë këtë. Përdoruesit mund të personalizojnë sfondin e bisedave në grup, të shohin indikatorët e shtypjes së mesazheve, dhe të dërgojnë apo marrin Apple Cash brenda bisedave. Gjithashtu, Apple prezanton funksionin e filtrimit të mesazheve nga dërgues të panjohur, të cilat shfaqen në një dosje të dedikuar pa zë.

Lexo edhe:A po na bën AI më dembelë, më të varur dhe më pak të vetëdijshëm?

Apple Music

Apple Music pasurohet me funksionin e përkthimit të teksteve të këngëve, si dhe me shfaqjen fonetike të fjalëve për të ndihmuar përdoruesit të këndojnë në gjuhë të ndryshme.
Funksioni i ri “AudioMix” ofron kalime të ngjashme me ato të një DJ mes këngëve, me sinkronizim të ritmit dhe të zgjatjes së tingullit – një konkurrent i drejtpërdrejtë për “AI DJ” të Spotify. Një tjetër risi është opsioni për të përdorur iPhone-in si mikrofon karaoke me Apple TV, ku zëri amplifikohet dhe tekstet shfaqen në ekran në kohë reale.

Apple Maps

Maps do të përshtatet më mirë me rutinën tuaj ditore duke sugjeruar automatikisht rrugët e preferuara për në shtëpi apo punë, dhe do të njoftojë për vonesa në kohë reale. Funksioni “Visited Places” ju ndihmon të mbani shënim vendet që keni vizituar – nga restorantet te dyqanet – me mbrojtje të plotë të privatësisë përmes enkriptimit end-to-end.

Apple Wallet

Wallet tani ofron “Digital ID” – një version digjital i pasaportës tuaj që mund të përdoret për verifikim moshe apo identiteti në aplikacione të ndryshme dhe në pikat e kontrollit të TSA. Gjithashtu, mund të përdorni lejen e drejtimit për verifikim në faqe si Chime, Turo, Uber Eats dhe të tjera. Boarding pass-at përditësohen në kohë reale me Live Activities dhe mund të shpërndahen me të tjerët. Përdoruesit mund të përdorin Maps për të gjetur aeroportin, të raportojnë bagazhe të humbura dhe të aksesojnë shërbimet e linjës ajrore përmes aplikacionit përkatës. Apple Intelligence do të përmbledhë automatikisht përmbajtjen e email-eve me porosi për t’i paraqitur në Wallet, duke lehtësuar ndjekjen e dërgesave.

FaceTime

FaceTime integrohet me “Live Translation”, duke lejuar përkthimin me titra të bisedave në gjuhë të ndryshme në kohë reale.

Photos

Pas kritikave për ridizenjimin e aplikacionit Photos në iOS 18, Apple rikthen ndërfaqen me skeda. Kjo përfshin një skedë “Library” për navigim të shpejtë, dhe “Collections” për albume, foto të preferuara dhe kërkime të personalizuara. Aplikacioni mund të gjenerojë gjithashtu foto 3D hapësinore nga imazhet tuaja 2D.

Camera

Kamera do të shfaqë direkt dy modalitetet që përdorni më shpesh – foto dhe video – me opsione shtesë që mund të shfaqen me një rrëshqitje. Rregullime si blici, koha, apertura dhe cilësimet e rezolucionit janë tani më të aksesueshme.

Apple Podcasts

Podcast-et tani mund të dëgjohen me shpejtësi të personalizuar, nga 0.5x në 3x. Veçoria “Enhance Dialogue” do të përmirësojë qartësinë e zërit mbi zhurmat e sfondit, falë përpunimit të avancuar audio me ndihmën e machine learning.

Image Playground

Aplikacioni për gjenerim imazhesh është përmirësuar me integrimin e ChatGPT. Përdoruesit mund të përzgjedhin stile të reja si art vektorial apo piktura me vaj, ose të përshkruajnë vetë stilin që duan, dhe Image Playground do të krijojë imazhin përkatës.

techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Dallimi mes një fitimtari dhe një humbësi është që fitimtari ngrihet një herë më shumë.”
— Jack Ma
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0