Projekti ‘RCC Youth Lab’ në konferencën përfundimtare mbi punësimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor - Business Magazine Albania

Projekti ‘RCC Youth Lab’ në konferencën përfundimtare mbi punësimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor

RCC Youth Lab

“Mundësitë e papërshtatshme të punësimit janë një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen të rinjtë.  1 në 3 të rinj janë të papunë,  që përkthehet në më shumë se dyfishi i shkallës së papunësisë së të rinjve në BE, 17%. Sipas Ballkan Barometrit 2022, gjetjet e të cilit do ë bëhen publike pas disa ditësh, 18 nga 100 qytetarë të Ballkanit Perëndimor shqetësohen për ikjen e trurit, ndërsa 5 vjet më parë ky numër ishte 10. Por, në një notë pozitive, 43% e të rinjve konsiderojnë se është më e rëndësishme ajo që i bashkon se sa ajo çka i ndan. Bashkëpunimi rajonal funksionon, sipas tyre.

Çdo veprim e aksion që ndërrmerrni, u jep mundësi vendeve tuaja të jenë një hap më pranë mundësive më të mira të punësimit për të rinjtë,” tha Pranvera Kastrati, Koordinatore e Tregut të Përbashkët në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC), në hapjen e Konferencës Përfundimtare “Laboratori i Politikave Rinore për Papunësinë e të rinjve”, sot në Budva.

Lexo: Thellohet hetimi ndaj Tesla pas problemeve me Autopilotin 

Veprimtaria, e quajtur “Jepi zë të rinjve, një rajon  i përshtatshëm për JU, organizuar nga Projekti i KBR për të Rinjtë e Ballkanit Perëndimor, mblodhi më shumë se 40 të rinj dhe politikëbërës nga i gjithë rajoni, për të prezantuar aktivitetet e tyre dhe zgjidhjet për çështjet e të Rinjve. Krahas znj. Kastrati, aktivitetin e hapi znj. Ana Tome De Freitas Mariguesa Lorentzen, Menaxhere e Programit në Delegacionin e BE-së në Mal të Zi.

“Ishte pikërisht një vit e gjysmë më parë, më 14 dhjetor 2020, kur ju thamë ‘Mirë se erdhët’ për herë të parë.  Tani jam këtu për t’ju thënë ‘urime’ për aplikimin me sukses të zgjidhjeve të krijuara përmes projektit Youth Lab. Sot mund t’ju falënderoj për idetë, qasjet, raportet, ndryshimet e ligjit dhe shumë më tepër,” shtoi Kastrati.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0