Programi UK - Albania Tech Hub hap thirrjen për aplikime për 2019-2020 - Business Magazine Albania

Programi UK – Albania Tech Hub hap thirrjen për aplikime për 2019-2020


Raundi i tretë i programit UK-Albania Tech Hub fton startup-et teknologjike shqiptare dhe ato të Ballkanit Perëndimor të aplikojnë përpara datës 18 Tetor 2019.

Çfarë është UK-Albania Tech Hub?

E vetme në llojin e saj, UK-Albania Tech Hub është një program rajonal i Ballkanit Perëndimor që mbështet bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e teknologjisë. Pas projektit të suksesshëm me startup-e shqiptare, programi këtë vit do të zgjerohet për të përfshirë dhe pranuar aplikime nga startup-et e vendosura në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qendra lehtëson partneritetet dypalëshe të teknologjisë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Mbretërisë së Bashkuar. Qendra fokusohet në startup-et e teknologjisë që kanë potencial për të kontribuar në rritjen në Mbretërinë e Bashkuar, duke ndarë inovacionin, aftësitë dhe mundësitë e biznesit mes vendeve.

Projekti e bën këtë përmes identifikimit të zgjidhjeve të synuara, partnerëve dhe modeleve të bashkëpunimit për startup-et e teknologjisë, duke angazhuar sipërmarrës me eventet për krijimin e kapaciteteve me ekspertë kryesorë të biznesit që çojnë një delegacion në Mbretërinë e Bashkuar për t’u njohur me partnerë të mundshëm të biznesit dhe teknologjisë.

Lexoni: 8 Startup-et e IT dhe inovacionit, që mbërritën në Londër përmes programit UK-Albania TECH HUB

Struktura

Programi bazohet në modelin e suksesshëm të UK-Israel Tech Hub dhe programet përfshijnë një qasje prej tre hapash në mbështetje të startup-ve të teknologjisë:

  1. Programi i trajnimit

Ekzistojnë deri në 20 hapësira për startup-et me potencial rritje të lartë për të marrë pjesë në një seri workshop-esh në Tiranë, që do të përfshijnë sesione trajnimi dhe mentorimi për të ndihmuar në rritjen e ideve dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre duke përdorur praktikat dhe ekspertizën lokale dhe të Mbretërisë së Bashkuar.

  1. Programi i shkëmbimit në Mbretërinë e Bashkuar

Pas një procesi konkurues, një numër i caktuar i startup-ve që kanë përfunduar me sukses programin e trajnimit do të zgjidhen për të vazhduar trajnimin e tyre në Londër. Këto startup-e do të vazhdojnë trajnimin e mëtejshëm, udhëzimin dhe eksplorimin e mundësive të biznesit në sektorin e teknologjisë së Mbretërisë së Bashkuar. Sipërmarrësit do të kenë mundësinë të takohen me akseleratorët, hub-et, rrjetet e teknologjisë, investitorët dhe klientët e mundshëm.

  1. Post trajnimet

Kjo pasohet nga mbështetje për të zhvilluar më tej bizneset e tyre dhe program akselerimi për startupet me potencial të lartë rritje, përfshirë evente rrjetëzimi të nivelit të lartë, mundësi për të bashkëvepruar me mentorë nga Mbretëria e Bashkuar, mundësi për projekte të përbashkëta dhe mundësi për të kontribuuar në hartimin e politikave.

Çfarë ndodh më pas?

Aplikimet janë të hapura për të gjitha startup-et e teknologjisë që janë krijuar tashmë në tregun shqiptar ose vendet e Ballkanit Perëndimor. Ju duhet të plotësoni formularin e aplikimit dhe ta dërgoni me email në: british.embassytirana@fco.gov.uk. Përdorni si subjekt UK-Albania Tech Hub.

Afati i fundit për aplikime është data: 18 Tetor 2019

Informacion i rëndësishëm

Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen të marrin pjesë në një seri prej 8 seminaresh me ekspertë kryesorë ndërkombëtarë. Prandaj pjesëmarrësve u kërkohet të angazhohen në mbrëmje dhe fundjava. Është me shumë rëndësi që pjesëmarrësit të angazhohen për sa më sipër, trajnimet do të nisin në fillim të Nëntorit.

Lexoni: 5 Startup-e shqiptare në qytetin e Engjëjve

Kriteret e pjesëmarrjes:
1) A jeni një startup në fushën e teknologjisë?
2) A keni të paktën një produkt dhe po kërkoni klientë?
3) A jeni banor / operoni /regjistruar në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor?
4) A kuptoni, flisni, lexoni dhe shkruani në anglisht? (shumica e sesionit të trajnimit do të jetë në anglisht)

Nëse jeni përgjigjur të gjitha pyetjeve me po, klikoni këtu për të shkarkuar formularin e aplikimit: Tech Hub Application Form

Dërgojeni atë në: british.embassytirana@fco.gov.uk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0