5 Startup-e shqiptare në qytetin e Engjëjve - Business Magazine Albania

5 Startup-e shqiptare në qytetin e Engjëjve

Nga Gerti Boshnjaku

Aktualisht janë të hapura për të dytën herë aplikimet për sipërmarrje në Shqipëri në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, ndërsa Businessmag.al, është një prej startup-eve, që përfitoi nga ky program në lançmin e parë. Më poshtë po ju risjellim përvojën tonë dhe të startup-eve të pranishme në Londër në fillim të këtij viti.

Londra, qyteti i Engjëjve mirëpriti 5 Startup-et e përzgjedhura nga programi UK-Albania Tech Hub. Nga data 22-26 Janar 2018, ishin 5 startupe shqiptare që operojnë në fushën e teknologjisë, të cilat u prezantuan me mundësitë që ofron skena më e madhe e Europës.

Programi UK-Albania Tech Hub u iniciua nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe Këshilli Britanik. Ky program në Shqipëri po zbaton një model të krijuar dhe provuar diku tjetër në rrjet, i cili përfshin një qasje prej tre hapash për të mbështetur startup-et e teknologjisë;

  • Një seri seminaresh mbi biznesin ndërkombëtar dhe të Britanisë së Madhe në sektorin e teknologjisë,
  • Programi i shkëmbimit për të eksploruar mundësitë e biznesit në sektorin e teknologjisë britanike
  • Një program për të rritur performancën e startupeve të përzgjedhur

Vizita në Londër ishte pikërisht programi i shkëmbimit ku startupet nga Shqipëria morën pjesë në një seri takimesh për të eksploruar mundësitë për biznes në sektorin e teknologjisë britanike.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 39 të numrit 16 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 16 të saj.

Startupet ishin:EasyPay – AltroPost – Green Leaf – Almotech – Business Magazine Albania – Dentem; (ky i fundit i përzgjedhur por nuk arriti të jetë pjesë e vizitës).

London & Partners

Takimi i parë ku u prezantuan mundësitë që Londra ofron si një vend për t’u rritur dhe për t’u ndërkombëtarizuar ishte London & Partners – A place to scale and internationalize.

London & Partners është agjencia promocionale zyrtare e Bashkisë së Londrës, e cila promovon qytetin si qyteti më i mirë në botë për të investuar, punuar, studiuar dhe për të vizituar. Misioni i agjencisëështë të tregojë historinë e Londrës një audience globale. Sipas të dhënave të agjencisë, viti 2017 ishte një vit rekord për investimet nëteknologji në Mbretërinë e Bashkuar, ku firmat me bazë në Londër, tërhoqën “pjesën e luanit” në financime, duke e bërëMbretërinë e Bashkuar lider në Europë për investimet në teknologji.
Firmat në sektorine teknologjisë arritën të marrin 2.99 miliardë paund investime në formën e Venture Capital.

Të dhëna të tjera tregojnë se Mbretëria e Bashkuar dhe Londra mbeten destinacioni i preferuar në Europë për investitorët në fushën e teknologjisë. Kompanitë angleze “thithën” pothuaj 4 herë më shumë fonde se Gjermania në vitin 2017. “Shifrat e sotme rekord të investimeve janë provë se Londra është padiskutim kryeqytetit i Teknoligjisë në Europë dhe jam i përkushtuar që të kalojmë edhe Silicon Valley-n si hub-in lider në botë të Teknologjisë” – tha Z. Sadiq Khan, kryebashkiaku i Londrës. Sektori Fintech kryesonte në listën e investimeve në vitin2017, ku firmat financiare britanike të teknologjisë tërhoqën një shifër rekord prej 1.34 miliardë paund nga fondet e Venture Capital, ndjekur nga kompanitëlondineze të Inteligjencës Artificiale (AI). Ajo që theksohej në vazhdimësi nëpër bisedat tek London & Partner ishte roli vendimmarrës i enteve qeveritare në angazhimin e politikave favorizuese të taksimit për kompanitë që investonin në startupe të teknologjisë si edhe në lehtësimin e procedurave të “zbarkimit” në Mbretërinë e Bashkuar të talenteve që kërkonin të zhvillonin bizneset e tyre në Londër. Në takimin tek London & Partners u prezantuam dhe me Ceo-n e një kompanie të re startup që operonte në fushën e Fintech, i cili sapo kishte marrë një investim £2 milionë dhe ndau me ne përvojën e tij gjatë fazave të ndryshme.


Tech City Tour

Më pas vizita vazhdoi me një Tech City Tour – një udhëtim impresionues në ekosistemin e startupeve në fushën e teknologjisë në Londër. Mund të themi me siguri që nuk e kishim imagjinuar më parë nivelin e progresit të ekosistemit të Londrës, kjo mbase për faktin se nuk kemi shumë informacion në mediat tona mbi këto zhvillime.

Pa hezitim mund të thuhej se Londra ishtë një San Francisco i Europës, ku nëçdo ambient dëgjoje të diskutohej për një ide, për një zgjidhje për dikë që po punonte për një projekt të madh apo për një kompeticion sipërmarrjeje.Të krijohej përshtypja se njerëzit në këtë qytet zgjoheshin, jetonin, studionin, punonin dhe shkonin në shtrat së bashku me teknologjinë. Në udhëtimin tonë në “qytetin teknologjik” u njohëm me shumë mundësi që ambienti londinez ofronte si akseleratorë, komunitete, universitete, organizatadhe ambiente të përbashkëta pune (Co-Working Spaces). Në prezantimet e njerëzve që punonin aty mund të kuptoje përkushtimin e përbashkët për ta bërë Londrën vendin më të mirë në Europë për të filluar (Start) dhë për tëzhvilluar (Scale) një biznes. Ecëm mes qytetit dhe rrugëve me emërtime si Silicon Roundabout dhe mësuam se shumë kompani ndërkombëtare si Google, Facebook, LinkedIn etj kishin zyrat e tyre në këto rrugë. Dëgjuam histori të larmishme mbi crowdfunding, bitcoin dhe zhvillim komunitetesh. Disa takime i realizuam në një nga ambientet eWeWork, ku zinxhiri i suksesshëm me konceptin e Co-Working kishte mbi 20 ambiente të shpërndara në qytet dhe në vazhdim kishin plane të zgjerohej dhe me 20 të tjera shumë shpejt. Në një prej ndalesave mes akseleratorëve, në një inkubator të quajtur IdeaLondon takuam Geri Çupi, të riun shqiptar, i cili po punonte aty me Startup-in e tij. Ai na tregoi se: “Është e jashtëzakonshme ajo që po ndodh prej vitesh në Londër në fushën e Teknologjisë. Ka nje investim të madh nga shumë aktorë, si nga qeveria ashtu edhe nga korporatat multinacionale (shumica e kompanive më të mëdha kanë Headquarters në Londër) për të nxitur zhvillimin e zgjidhjeve të reja që vijnë nga startupet e teknologjisë. Kryesisht fushat që kanë më tepër prioritet janë FinTech dhe Inteligjenca Artificiale. “

Global EdTech Startup Awards

Ndërkohë për ta mbyllur ditën e parë u drejtuam tek Mindspace në rrugën Whitechapel, ku ndoqëm prezantimet finale të kompeticionit Global EdTech Startup Awards, qëështë konkursi mëi madh në botë i startupeve në fushën e edukimit EdTech.

Bett Trade Show 2018

Në ditën e dytë morëm drejtimin për të vizituar Bett Trade Show, qëështë panairi i parë në fushën e edukimit i cili sjell në Londër 850 kompani lider dhe mbi 100 startupe të reja EdTech. Rradha me njerëz tek stacioni i metro-së që shkonin në drejtim të panairit tregonte për interesimin e madh të qytetarëve për këtë event. E tepërt të thuash se për ta vizituar të gjithë panairin do të nevojiteshin jo disa orë por disa ditë të tëra. Brande ndërkombëtare si Microsoft, Google, HP, Cisco, Intel, Shkolla Finlandeze dhe shumë të tjera prezantonin që nga pajisjet e reja të klasave deri tek programet apo sistemet innovative të menaxhimit të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Nuk mund të përshkruhet me fjalë përvoja e Bett, por ajo që duhet bërëështë të nxitoni për të rezervuar biletat për vitin e ardhshëm dhe të shkarkoni aplikacionin nëpërmjet të cilit të orientohesh se cilat stenda do të vizitosh.

London Stock Exchange

Të impresionuar nga Bett Show u drejtuam në një takim tjetër interesant tek London Stock Exchange (LSE) ku patëm rastin të vizitonim ambientet e tyre, të mësonim mbi gamën e shërbimeve që kryente LSE dhe të merrni një perspektivë të re mbi mënyrat si funksiojnë tregjet e kapitalit. Patëm fat se këtë njohuri na e dha Z. Sami Mziu, një djalë i ri në me origjinë nga Mitrovica, i cili në të njëjtën kohë na prezantoi me Elite Program, një program në ndihmë të kompanive që kërkonin të konkurronin në tregje ndërkombëtare.

Entrepreneurial Spark 

Pjesa e dytë e ditës vazhdoi me vizitën tek Entrepreneurial Spark– një program akselerimi për startupet i iniciuar dhe menaxhuar nga Banka Natwest. Ndryshe nga akseleratorët e tjerë në të cilat startupet që të merrnin pjesë duhej të paguanin duke ofruar pjesë të aksioneve të tyre tek akseleratori, Natwest e ofronte programin falas. Ne ishim prezentë në fazën përmbyllëse të njërit prej programeve të tyre 3 mujore dhe ndoqëm konukursin me 15 “pitches” nga pjesëmarrësit. Në këtë program mund të merrnin pjesë startupe në fazat e para, ose të ashtuquajtura “early Stage” ku mund të mësonin si ta kristalizonin
idenë e tyre, t’i jepnin formën e duhur, ta validonin dhe si të mund ta prezantonin sa më mirë përpara investitorëve.

Ambasada Shqiptare në Londër

Aktivitetet e ditës së dytë përfunduan me një vizitë të ngrohtë tek Ambasada Shqiptare në Londër</strong >, me ambasadorin Z. Qirjako Qirko me të cilin diskutuam mundësitë dhe sfidat e sipërmarrësve shqiptarë të talentuar në një treg tashmë global. Ai tregoi se, Britania e Madhe dhe Londra në veçanti është kthyer në një qendër të teknologjisë në Europë dhe bashkëpunimi i kompanive shqiptare dhe britanike duhet të intensifikohet pasi Shqipëria ofron potenciale të mëdha si ekonomike ashtu dhe njerëzore. Data 25 janar ishte dita e fundit e vizitës, mirëpo ishte rasti kur ne u angazhuam më shumë duke pasur rastin të prezantonim sipërmarrjet
tona në disa nga akseleratorët më tënjohur të Londrës.


Startup BootCamp, E-Spark Hub & Seedcamp

Startup BootCampE-Spark Hub dhe Seedcamp ishin pit-stopet tona për t’u furnizuar me ide të reja, dije dhe frymëzim. Përveç seksioneve të “pitching” realizuam takime “një për një” me investitorë të ndryshëm dhe mentorë, të cilët ndanë me ne përvojat e tyre, na dhanë këshilla dhe drejtime se çfarë drejtimi duhet të merrnim për t’i çuar përpara bizneset. Takimet ishin shumë frytdhënëse dhe minutat e shpenzuara të barasvlefshme me vlerë të shtuar dhe perspektiva të reja. Perspektiva që zhvillojnë mendësi të reja dhe horizonte më të gjera për të kuptuar fuqinë e kapaciteteve për të realizuar projekte me impakt përtej kufijve. Në të vërtetë kufijtë më të mëdhenj ekzistojnë në mendje dhe këtu shfaqen pengesat kryesore që një sipërmarrës duhet të kalojë. Diversiteti i njerëzve, ideve dhe kulturave të mbledhura në ekosistemin e Londrës arrin të të përçojë frymëzimin se ti nuk ke asgjë më pak se ata sipërmarrës që janë mbledhur aty dhe po ndjekin një ide me synimin për të sjellë një ndryshim në industri të caktuara që do t’i japin formë të ardhmes në nivel botëror. Së fundi, ne e mbyllëm turneun fantastik në Londër me një vizitë mbreslënëse tek Zyra e Punëve tëJashtme, ku patëm rastin të vizitonim ambientet plot histori dhe takuam ekipin e angazhuar për realizimin e Western Balkans Summit, event i cili do të organizohet në 10 Qershor 2018.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 39 të numrit 16 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 16 të saj.

Kaq për aventurën tonë në turneun UK-Albanian Tech Hub, më Londër 26-28 Janar
2018!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0