8 kompanitë që u përzgjodhën nga UK-Albania TECH HUB 2019

8 Startup-et e IT dhe inovacionit, që mbërritën në Londër përmes programit UK-Albania TECH HUB


8 startup-et e përzgjedhura nga UK-Albania TECH HUB 2019 u bënë pjesë e ekosistemit të startup-eve, IT dhe Inovacion në Londër. Një mundësi e madhe kjo për sipërmarrësit e përzgjedhur në nivel rajonal, për të eksploruar ekosistemin britanik dhe për t’u njohur me mundesitë e pafundme që Qyteti i Ëngjëjve ofron.

Kompanitë që zhvilluan këtë vizitë ishin: Q&A the Dancing Bits, Symetric Group, Neo Eletronic, Storenest, AGOG Marketing, Magoware, TrintyWiz & Spontan Creative Media. Sipërmarrsit zhvilluan vizitë në Bashkinë e Londrës, ku u pritën nga kryebashkiaku. Sipërmarrësit u informuan rreth operimit të biznesit në Londër dhe u njohën me procedurat ligjore të emigracionit dhe suportin e ofruar nga L&P. The Charter Institute mirëpriti sipërmarrësit në diskutimin “Business Agility”, ku u diskutua si organizatat mund të përballojnë presionin e tregut.

Vizita e radhës u zhvillua në NatWest, një ndër bankat më të mëdha në UK. Aty sipmërarrësit e rinj mësuan rreth fazave të ndryshme të Akselerimit dhe ture të FinTech. Nat West fuqizon startup-et, duke i mikpritur, rrjetëzuar dhe investuar në to. Vizitat u pasuan me turin e “Tech City”, ku u vizituan Google, Amazon Barclays dhe AMT-ja e parë Bitcoin në Londër.

Gjatë kësaj vizite ata u njohën edhe me vizatimet dhe artin në rrugët e Shoreditch. Destinacioni i rradhës ishte WAYRA, qendra kryesore e inovacionit në Londër.  Në 7 vite Wayra ka investuar dhe mbështetur mbi 180 kompani tech.

Lexo:  UK-Albania Tech Hub 2018 – Një mundësi për startup-et e Ballkanit Perëndimor

Vizita tek amabasada e Shqipërisë në Londër dhe takimi me z.Qirko ishte frymëdhënëse. Nga ky takim ata morën informacion të detajuar rreth Tech Nation dhe mundësive fantastike që ofrohen. Ditët intensive i shoqëruan edhe në FinTech Desing Sumit 2019, një ndër eventet më të mëdha në Londër, ku sipërmarrësit takuan përfaqësuesit e Alibaba.

Me kriteret e nevojshme për investim ata u njohën gjatë vizitës në Primary Capital. Një ndër mundësitë më të mëdha ishte prezantimi para investitorëve. Një prezantim që zgjati vetëm 5 minuta.

https://www.youtube.com/watch?v=87t_VFoDLCM&fbclid=IwAR2drO-x1aPCHg14Hq6aut7Uo0iHvyRc8kyKX48L0OA8YLLjd5O-Rt-dm8o&app=desktop

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0