Programi më i ri i Facebook për publikuesit: Instant Articles - Business Magazine Albania

Programi më i ri i Facebook për publikuesit: Instant Articles


Facebook do të bëjë të disponueshëm programin Instant Articles për të gjithë publikuesit duke filluar nga data 12 Prill. Ky vendim vjen pothuaj një vit nga starti i këtij eksperimenti.

Tani të gjithë që kanë në zotërim një uebfaqe dhe faqe në Facebook mund të përfitojnë nga avantazhet që të ofron ky program. Kjo do të thotë se publikuesit mund të shpërndajnë përmbajtjet direkt në rrjetin social pa qenë nevoja të shpërndajnë lidhje ridrejtuese tek uebfaqet.

Instant Articles ka qenë i disponueshëm që nga muaji Maj për disa publikuesë të njohur si New York Times, BuzzFeed dhe NBC News. Me Instant Articles Facebook do të mbajë më gjatë përdoruesit në rrjetin social dhe si rezultat të bëhet më tërheqës për reklamuesit.

“Organizatat mediatike dhe gazetarët janë një pjesë integrale mjaft e rëndësishme e Facebook dhe ne jemi të përkushtuar për të ofruar eksperiencën më të mirë për publikuesit dhe lexuesit,” shprehet Josh Roberts, Menaxher Produkti pranë Facebook në postimin në blog.

 

/PC World Albanian/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0