Programi i Vetëpunësimit nis fazën e dytë të aplikimeve - Business Magazine Albania

Programi i Vetëpunësimit nis fazën e dytë të aplikimeve


Programi i Vetëpunësimit nis fazën e dytë të aplikimeve. Gjatë periudhës 15 Dhjetor 2016 – 16 Janar 2017, të rinjtë deri në 30 vjeҁ, do të kenë mundësinë të aplikojnë për t’u bërë pjesë e tij duke aplikuar online në aftesi.info/vetepunesimi/apliko-tani.

Programi i Vetëpunësimit hap fazën e dytë të aplikimeve duke ftuar të gjithë të rinjtë deri në moshën 30 vjeç të aplikojnë me idetë e tyre të biznesit për të fituar mbështetje teknike, financiare dhe ligjore. Pas përfundimit të suksesshëm të fazës së parë e cila konkludoi me mbështetjen e 38 të rinjve për t’u vetëpunësuar duke regjistruar biznesin e tyre, programi rifillon gjithçka nga e para sërish për idetë e reja të biznesit të cilat kërkojnë mbështetje.

“Numri i madh i aplikimeve që patëm në fazën e parë por edhe kontakti me kandidatët gjatë procesit na bëri të kuptojmë potencialin e të rinjve shqiptarë për të krijuar vetë vendin e tyre të punës dhe sesi ky program mund t’i ndihmonte ata. Idetë ishin interesante dhe një pjesë e tyre kaluan në fazat e mëtejshme të procesit, duke i konkluduar ato në modele reale biznesi,” shprehet Dajna Sorensen, përfaqësuese e programit të vetëpunësimit, i mbështetur nga PNUD në Shqipëri.

Gjatë fazës së parë të programit aplikuan mbi 400 të rinj nga e gjithë Shqipëria. Etapa e parë përzgjedhëse vlerësoi idetë e 103 aplikuesve të cilët filluan trajnimin për ta kthyer idenë e tyre në një sipërmarrje të vërtetë. Përgjatë 40 orëve të trajnimit, pjesëmarrësit u përballën me mundësi dhe sfida. Ata u trajnuan nga sipërmarrës të sukseshëm për t’u njohur dhe përdorur instrumenta konkretë, si zhvillimi i prototipeve për të testuar idenë e tyre. Në pjesën e fundit të trajnimit, pjesëmarrësit mundën të testonin më tej qëndrueshmërinë e idesë së tyre nëpërmjet ndërtimit të një business model canvas, një finalizim i planit të biznesit.

Etapa e dytë përzgjedhëse vlerësoi 66 biznes plane mjaftueshëm të qëndrueshme për të hyrë në fazën e mentorimit. Kjo fazë mundësoi këshillimin personal të pjesëmarrësve me mentorë dhe ekspert për ҁështje me natyrë financiare dhe ligjore të biznes planit të tyre. Pjesëmarrësit u përballën sërisht me testimin e planit të tyre të biznesit dhe a do i mbijetonte ai ligjeve të ashpra të tregut. Jo të gjithë dolën të fituar nga testimi i fundit përpara etapës finale të programit, ku 38 biznes plane ishin tashmë gati për t’u regjistruar si biznese reale.

Në këtë mes Dhjetori ndërkohë që aplikues të rinj po plotësojnë formularin e aplikimit, finalistët e fazës së parë janë duke hedhur hapat e tyre të parë si të vetëpunësuar. Dje kishin një ide, sot kanë një biznes.

Për më shumë informacion klikoni KËTU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0