Programi Connect Albania, një mekanizëm ri për të investuar në Shqipëri - Business Magazine Albania

Programi Connect Albania, një mekanizëm ri për të investuar në Shqipëri

Connect Albania

IOM në Shqipëri ka prezantuar Connect Albania, një program të ri për rritjen e investimeve në Shqipëri. Programi Connect Albania do të angazhojë si Agjentë Zhvillimi anëtarët e Diasporës Shqiptare në të gjithë botën, me një fokus të veçantë, në fazën e tij të parë, në Diasporën Shqiptare që jeton në Itali, duke marrë parasysh që Programi i Diasporës së IOM në Shqipëri financohet nga  Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim. Nëpërmjet këtij mekanizmi, diaspora shqiptare do të tërheqë investimet e huaja në vendin e tyre. Agjentët e suksesshëm të zhvillimit do të shpërblehen për investimet e përfunduara që konsiderohen të suksesshme bazuar në rregulloren e miratuar dhe publikuar.

“Ekziston një nevojë e madhe për të mbështetur mënyra të reja të promovimit të diasporës për të ruajtur lidhjen me Shqipërinë dhe për të kontribuar në rritjen ekonomike dhe sociale të saj” – theksoi Zj. Alma JANI, Drejtuese e Zyrës të IOM në Shqipëri, në fjalën e saj gjatë prezantimit të Programit Connect Albania.

Si pjesë e kësaj nisme, një Zyrë Programi Connect Albania është krijuar nën Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare (ADBC) në Tiranë, për të mbështetur Agjentët e Zhvillimit dhe përmes tyre, investitorët e mundshëm të huaj dhe investitorët e dasporës. Zyra e Programit Connect Albania shërben si zyrë mbeshtetëse/front desk për anëtarët e diasporës dhe investimet e  huaja. Ajo ofron informacione ligjore, sektoriale dhe informacione të tjera të kërkuara në lidhje me hapat dhe procedurat e krijimit të një biznesi të ri në Shqipëri, me synimin për të lehtësuar qasjen e parë të investitorëve në tregun shqiptar. Agjentët e Zhvillimit shërbejnë si ndërmjetësues / ura lidhjeje ndërmjet Programit Connect Albania dhe investitorëve / bizneseve të mundshme të huaja dhe atyre të diasporës.

Në kuadër të Connect Albania është krijuar një faqe dixhitale: www.adbc.al/connect-albania, e cila ofron një informacion gjithëpërfshirës për Programin Connect Albania, informacion unik sektorial dhe legjislativ për mënyrën e regjistrimit të një biznesi në Shqipëri, fushat strategjike për të investuar si dhe informacione të tjera të dobishme për Diasporën Shqiptare dhe investitorët e huaj të mundshëm.

Për t’u bërë një Agjent i Zhvillimit, anëtarët e Diasporës Shqiptare duhet të aplikojnë në faqen dixhitale të Connect Albania. Pasi anëtarët e diasporës  të regjistrohen dhe autorizohen si Agjentë të interesuar Zhvillimi në mekanizmin online, ata do të kenë akses në informacionin e detajuar dhe të dedikuar sektorial dhe legjislativ që do t’i drejtojë dhe ndihmojë ata gjatë procesit të investimit.

 

Connect Albania u prezantua online me datë 18 Dhjetor 2020,  në Ditën Botërore të Migrantëve dhe Ditën Kombëtare të Diasporës.

Në eventin prezantues morën pjesë anëtarë të diasporës shqiptare në Itali dhe sipërmarrës italianë. Në event morën pjesë dhe përshëndeten prezantimin e këtij mekanizmi të ri Z. Pandeli Majko, Ministri i Shtetit për Diasporën; Z. Eduard Shalsi, Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Z. Besart Kadia, Zëvendës Ministër i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Z. Sokol Dedja, Zëvendës Ministër i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Z. Nino Merola, Përfaqësues i AICS në Ballkanin Perëndimor; Znj. Alma Jani, Drejtuese e Zyrës së IOM në Shqipëri, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe Institucione të Diasporës, si dhe sipërmarrës të diasporës shqiptare dhe investitorë italianë, të cilët ndanë përvojën për investimet e tyre në Shqipëri.

Connect Albania u prezantua në kuadër të programi të Diasporës “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” i cili zbatohet nga IOM në Shqiëri – Organizata  e OKB për Migracionin – financohet prej AICS (Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim) dhe realizohet në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë e nëpërmjet Agjensisë për Investimet Direkte në Shqipëri (AIDA).

Shqipëria ka pasur përherë një marrëdhënie të fortë me Italinë. Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve bazohen mbi themele të forta historike, kulturore e ekonomike dhe përforcohen nga prania në Itali e mbi 500 mijë qytetarëve me origjinë shqiptare. Kjo bashkësi, origjina e së cilës daton në shekullin XV, zhvillon një funksion thelbësor lidhjeje mes dy popujve.

Lexo: Elvin Guri: investimi në atdhe, përplasje mes ideve romantike të diasporës dhe realitetit në vendin amë

Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim është e pranishme në Shqipëri prej vitit 1991. Ndërshkëmbimi tregtar me Italinë, sipas Institutit Shqiptar të Statistikave përfaqëson 36.2% të vëllimit të përgjithshëm të ndërshkëmbimeve të Shqiperise.

Sipas te njejtit burim, në vitin 2019, 48% e eksporteve shqiptare kanë shkuar në Itali, prej nga ku kanë ardhur 25% e importeve. Në territorin shqiptar janë të pranishme mëse 700 sipërmarrje të vogla e të mesme italo-shqiptare, si edhe disa banka të rëndësishme italiane dhe grupe industriale të mesme e të mëdha.

Në vite qeveria shqiptare është angazhuar të krijojë një klimë të favorshme për sipërmarrjen, duke miratuar një seri reformash fiskale e legjislative të cilat, bashkë me marrëveshjet e shkëmbimit të lirë për hyrjen e produkteve shqiptare në tregjet kryesore të BE-së, synojnë të tërheqin investime potenciale e sipërmarrës, interesi i të cilëve ka ardhur në rritje në një seri të gjerë sektorësh si industria përpunuese, agroindustria, energjitë e rinovueshme, shëndetësia, turizmi e energjia etj.

Në kuadrin e këtyre të fundit Shqipëria, pas Francës e Maltës, është një prej pak vendeve në Evropë që ka adoptuar teknologjinë “Blokchain” brenda një kornize krejtësisht të rregulluar e në përputhje me direktivat e BE-së në sektorin financiar. Sipas projektimesh në 10 vitet e ardhshme “inovacionet teknologjiike” të lidhura me përdorimin e kontratave informatike “smart contracts” e të Blockchain do të revolucionojnë gjithë sektorët e tregjet për sipërmarrjen.

Sot mbi të gjitha, në kontekstin e krizës prej Covid-19 që po përjetojmë, për vendet e BE-së e Italinë në veçanti, Shqipëria përfaqëson një mundësi të vërtetë në gjeografinë ekonomike evropiane si derë hyrëse drejt tregut ballkanik dhe si vend ku kostot e punës janë konkurruese. Pandemia globale ka nxjerrë në pah cënueshmëri që kanë nevojë për një ndryshim perspektive në rimodulimin e modelit aktual të biznesit. Rimodulimi mund të prekë aktivitetet prodhuese, të cilat do synojnë drejt rajonalizimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0