Elvin Guri: investimi në atdhe, përplasje mes ideve romantike të diasporës dhe realitetit në vendin amë - Business Magazine Albania

Elvin Guri: investimi në atdhe, përplasje mes ideve romantike të diasporës dhe realitetit në vendin amë

Elvin Guri

Në ditën e dytë të konferencës “Diaspora Flet 2020”, profesionistë e ekspertë nga fusha e ekonomisë, biznesit, teknologjisë dhe filantropisë reflektuan në ditën e dytë mbi angazhimin e diasporës në 20 vitet e fundit dhe sfidat e reja që e presin koorndimin e bashkëpunimit mes vendit amë dhe atyre jashtë vendit.

Hapja e ditës së dytë të konferencës virtuale “Diaspora Flet 2020”, filloi me diskutimin e investimeve lokale dhe lidhjet e tregut me jashtë. Skender Rama, moderues i këtij paneli nga programi Kosovo Compete, projekt i financuar nga USAID-i, hapi debatin mbi mundësitë dhe potencialet për t’i rritur produktet e prodhuara në Kosovë dhe më pas për t’i eksportuar jashtë vendit. Duke analizuar sfidat me të cilat ballafaqohet diaspora kosovare, për të investuar më shumë në bizneset kosovare, u përmenden 3 fushat, ku do të fokusohet programi: 1. Identifikimi i agjentëve në diasporë, të cilët janë blerës për t’i blerë produktet kosovare; 2. Idenfitimi i personave me ndikim që kanë pozita në koorporata të fuqishme – lobimi për t’i prezantuar dhe integruar produktet lokale; dhe 3. Krjimi i ndonjë fondi nga Diaspora ose edhe ndonjë iniciative për rritjen e investimeve direkte të diasporës në Kosovës. Në këtë panel u përmend edhe industria e drurit, si një potencial i jashtëzakonshëm në lidhjen e tregjeve.

Por, shfaqja e pandemisë globale COVID-19 ka ndikuar në shumë aspekte shoqërore dhe ekonomike. Megjithëse komunitetet e Diasporës kanë qenë të ndikuar nga pandemia në shtetin e tyre rezident, ata kanë vazhduar të dërgojnë shumë më shumë remitanca në vendin e origjinës gjatë kësaj kohe. Prandaj, sa i përket kontributit të diasporës më shumë se sa sjellja e lekëve, panelistët theksuan nevojnë e strukturimit të remitancave dhe nevojën e zhvillimit kolektiv dhe jo individual.

Përtej pasoja ekonomike, u theksuan edhe ndikimet shoqërore të kësaj pandemie. Indira Kartallozi, e pyetur nga Hilmi Gashi se nësë ka ndonjë praktikë më të mirë për të tejkaluar krizën, ajo u shpreh: Industria duhet të ndryshohet dhe strukturat e reja ekonomike duhet të fuqizohen si psh ekonomia qarkore. Krahas rimëkëmbjes duhet edhe të fuqizojmë bizneset se si t’u rezistojnë reziqeve të reja sikurse pandemia, ndryshimet klimatike, pa harruar edhe shëndetin personal dhe ndikimet shoqërore.

Lexo:  Konferenca “Diaspora Flet”, Politika e mban larg diasporën

Edhe në këtë ditë nuk munguan fjalimet inspiruese nga Visar Morina, Krenar Komoni, Erila Haska, Mike Bailey. Pas përfudnimit të këtij paneli, në një sesion live në Facebook u zhvillua një bisedë e përqendruar dhe inspiruese me filantropin dhe biznesmenin Elvin Gurin, moderur nga gazetarja Ilva Tare.

Në vitin 2019 ai vendosi të investojë në Shqipëri, dhe i pyetur pse kaq vonë ai u shpreh: Nuk isha i gatshëm dhe nuk e kisha gjetur momentin e duhur. Kur m’u dha mundësi kam luajtur gjithë gurët e mundshëm që ta shfrytëzoja. I pyetur se si është balanca e investimeve në një vend me probleme, z. Guri ofroi disa faktorë që mund ta vendosnin Kosovën dhe Shqipërinë në një destinacion të investimeve. Sipas tij, duhet përmirësuar infrastruktura fizike, digjitale, të përmirësohet politikëbërja, ekonomia dhe në fund të rritet cilësia në arsim dhe edukim. Z. Guri theksoi se siguria e investimeve në atdhe lë për të dëshiruar dhe kjo rrit rrezikun (rriskun) për investitorë nga diaspora. Kjo i bën ata të hezitojnë të investojnë. Shtetet amë duhet të trajtojnë investitorët nga diaspora me prioritet në aspektin insititucional përtej fjalëve. Si një filantrop i sukeshëm duke dhuruar resurset e tij në edukim, tha se diaspora duhet të investojë në vendin amë përtej ideve romantike dhe patriotike pasi ato përplasen me realitetin aktual.

Në pjesën e dytë të ditës, u realizua debati “Gratë në teknologji”. Ky panel shqyrtoi arritjet e grave shqiptare në teknologji si dhe sfidat me të cilat ato përballen në një fushë të mëparshme të dominuar nga meshkujt. Sipas panelisteve, në hapësirat e rajonit të ballkanit vërehet një mungesë e trajnimeve dhe certifikimeve të grave në teknologji. Një problem tjetër i potencuar nga paneli ishte edhe mungesa e vetëbesimi dhe kurajos tek gratë dhe ndarja e ideve dhe ambiceve për herë të parë. “Secila nga gratë duhet të kemi një rol model që të inspirohemi. Në konferenca, duhet të kemi tregime inspiruese për t’u treguar vajzave të reja që jo vetëm burrat mund të jenë të aftë të fushën e teknologjië, por edhe gratë mund të jenë të afta për të zhvilluar uebsite, etj”, u shpreh Adelina Gojani, njëra nga panelistet. Ndërsa në panelin Teknologjia, inovacioni dhe kontraktimi i jashtëm u potencuan sfidat dhe si bizneset po përdorin teknologjinë si një domosdoshmëri strategjike. Panelisët u shprehën se kontraktimi i jashtëm sjell sfida të ndryshme, duke u nisur nga pagesat online e deri në tërheqjen dhe mbajtjen e talenteve brenda kompanive. Edhe në këtë fushë, u theksua roli dhe ndihma e diasporës. Sipas z.Qeliku nga kompania “Frakton” shumë herë pjesëtarët nga diaspora janë zhgënyer me produktet e prodhuara në Kosovë, por gjithmonë kanë insistuar të sjellin tregun në Kosovë dhe kjo ëshë shumë e bukur. Në fund, z.Demaj drejtoi gishtin edhe nga politikëbërja duke kërkuar që të vendoset teknologjia si një prioritet shtetëror.

Dita e dytë u përmbyll me sesionin me temë “Filantropia dhe roli i OJQ-ve”, i cili u moderua nga Dajana Berisha (FIQ), me panelistë: Shpresa Xhakli (Filantrope), Laura Ivezaj (Ivezaj Foundation), Mark Kosmo (Global Albanian Foundation), Riçard Lukaj (Lukaj Foundation), dhe Taulant Hoxha (Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile). Në këtë panel u theksua se nevojitet të kalojmë nga lloji humanitar / urgjent i donacioneve dhe projekteve në donacione për projekte me objektiva të zhvillimit të qendrueshëm. Riçard Lukaj tha se, nga perspektiva e një donatori, organizatat që implementojnë projekte duhet të dërgojnë më shumë raporte dhe fakte mbi impaktin e projekteve, karshi fotove dhe vizibilitetit të punëve në terren.

Germin përmbylli Konferencën Diaspora Flet, me shumë diskutime stimuluese për remitancat, kapitalin njerëzor, edukimin, kulturën. Rreth programit, pjesëmarrësve dhe detajeve të tjerave rreth Konferencës klikoni  https://germin.org/diaspora-flet/sq/.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0