Konferenca "Diaspora Flet", Politika e mban larg diasporën - Business Magazine Albania

Konferenca “Diaspora Flet”, Politika e mban larg diasporën

Diaspora Flet

Jahjaga në Samitin e Diasporës. Diaspora ka rëndësi të madhe. Institucionet të trajtohet si pasuri kombëtare

Maratonë diskutimesh, propozime dhe reflektime mbi angazhimin e diasporës nga profesionistë shqiptarë kudo në botë përmbyllën ditën e parë të konferencës Diaspora Flet 2020.  Hapja zyrtare u zhvillua me një bisedim të përqendruar nga ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me moderatore Valbona Zeneli (Udhëheqëse e Departamentit të Nismave Strategjike në qendrën “George C. Marshall”), dhe u përmbyll me një debat interaktiv, në mes të dy ambasadorëve amerikanë në Kosovë dhe Shqipëri, përkatësisht z. Philip Kosnett dhe znj.Yuri Kim.

Reflektim mbi 20 vitet e fundit të angazhimit të Diasporës Shqiptare, se çfarë kemi mësuar nga e kaluara dhe çfarë mbart e ardhmja në 20 vitet e ardhshme dhe a kemi bërë sa duhet për të ndërtuar komunitetet tona në mënyrë sistematike, ishin disa nga pyetjet, të cilat ngjallën debat të struktuar në 5 sesionet e realizuar me temën avokimi dhe diplomacia.

Gjatë një bisedimi 30 minutësh mes ish-Presidentës Jahjaga dhe Dr. Valbona Zeneli, u fol për migracionin, rolin e grave në migrim, remitancat dhe nevoja për bashkërendimin e aktiviteteve në mes të diasporës dhe institucioneve të vendit amë. Presidentja Jahjaga e pyetur rreth fenomenit të migracionit u shpreh se migrimi duhet të jetë një zgjidhje dhe jo një obligim i ndikuar nga faktorët e brendshëm. Ajo kërkoi një angazhim dhe një seriozitet nga elita politike për të trajtuar diasporën si pasuri kombëtare duke shprehur në fund përulje ndaj diasporës dhe ndihmës së saj në ndërtimin e Kosovës.

Vlerësim ndaj rolit të diasporës në etapa të ndryshme, u tha edhe në panelin e dytë me temë angazhimi i diasporës 20|20 – Forcimi i bashkëpunimit. Një reflektim mbi të kaluarën, rrëfim mbi lobimin e shqiptarëve jashtë vendit, rezistencën dhe roli i diasporës sot, u diskutuan përgjatë këtij paneli, ku folës ishin Avni Mustafaj, Edita Tahiri, Shenasi Rama, Afërdita Rakipi dhe Besnik Pula.

Sa i përket përfaqësimit politik të diasporës u theksua se mungon vullneti politik për të integruar diasporën në politkëbërjen ditore dhe shtëtërore. Në këtë panel u përmend edhe projektligji për Diasporën dhe votimi i tyre në misionet diplomatike. Sipas ish-deputetit Korab Sejdiu, ajo çfarë ndodhi ishte se politikanët e pozitës vendosën që ta mbanin peng këtë projektligj, pasi e dinin se nuk mund të kalkulonin në votat e diasporës. Ndërkohë, Pandeli Majko tha se marrëdhënia me diasporën po kthehet nga sasiore në cilësore. Liza Gashi, folëse në këtë panel theksoi se partitë politike nuk duhet të jenë prezente në diasporë, por duhet të perfshijnë atë brenda programeve të veta. Mark Gjonaj, Këshilltar Bashkiak i Nju Jorkut njëherësh kryetari i Këshillit Kombëtar të Diasporës (KKD) tha se shtetet shqiptare duhet të koordinohen për angazhimin e diasporës si një komunitet global dhe unik.

Në këtë ditë nuk munguan edhe fjalimet inspiruese si dhe debati i frymëzuar për artin dhe diplomacinë. Ylfete Fanaj, Shpresa Loshaj, Osman Osmani, Ori Hoxha, Ermal Sulaj, Desar Sylemjani, Ariana Kosova dhe Adelajda Matuka, profesionistë nga diaspora, përmes mesazheve 5 minutëshe treguan historitë e tyre inspiruese. Znj. Ylefete Fanaj filloi fjalimin me këngën ‘moj e bukura more’ dhe u shpreh se ajo nuk jeton në një botë zvicerane të ndarë dhe një botë shqiptare të ndarë, por në një botë unike ku i sheh të përbashkëtat para dallimeve.

Lexo: Si do të lidhemi me atdheun në 20 vitet e ardhshme?

Artistët me famë botërore si Fadil Berisha, Emina Cunmulaj dhe Ermonela Jaho në panelin për artin & diplomacinë treguan se si mburren dhe janë krenarë të tregojnë vlerat shqiptare dhe vazhdimisht punojnë në promovimin e tyre. Sopranoja me famë botërore tha se përmes zërit shpreh ndjenjat, sakrificat dhe rrugëtimin e saj si shqiptare në skenën botërore. Ajo rrëfeu se sa e vështirë ka qenë për të thyej barrierat, por tani ndihet krenare që ka kontribuar, që gjeneratave të reja të shqiptarëve t’u mundësohet shkëlqimi në nivele globale. Modelja dhe filantropja shqiptare, Emina Cunmulaj rrëfeu rrugëtimin e saj dhe bëri thirrje për të rinjtë e sidomos të rejat që të besojnë në ëndrrat e tyre dhe të mos ndalen asnjëherë para asnjë sfide. “Jeta nuk është çka thonë të tjerët, jeta është ajo çfarë qielli ofron, një hapësirë shumë e madhe që duhet eksploruar”, përfundoi Cunmulaj.

Dita e parë e konferencës u përmbyll me debatin mes ambasadorëve amerikanë në Kosovë dhe Shqipëri, përkatësisht z.Kosnett dhe znj. Kim. Të dy u shprehën të gatshëm të lehtësojnë iniciativa që lidhen me kthimin e profesionistëve jashtë vendit apo edhe nisma të tjera. Sipas tyre, cilado administrate, e cila është në krye të shtetit nuk do të ketë ndikim në raportet mes shqiptarëve dhe amerikanëve, pasi sipas tyre do të jenë gjithmonë të lidhura ngusht. Ambasadori Kosnett tha se dëshiron që t’i sigurojë të gjithë se Amerika kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova. Ai shtoi se dëshiron që të lërë shenjë edhe në angazhimin e diasporës përmes një programi të vecantë që angazhon të rinjtë jashtë vendit. Ndërkohë, ambasadorja Kim foli për situatën në Shqipëri dhe rolin e diasporës shqiptare. Kjo e fundit, u shpreh znj. Kim, duhet të luajë rol të rëndësishëm në zhvllimin e institucioneve demokratike, me theks ato të drejtësisë. “Diaspora duhet të fokusohet në disa shtylla dhe t’i shtyjë përpara ato”, përfundoi znj. Kim.

Pas një hapje kaq të sukeshme dhe debatuse, Germin pret edhe dy ditë diskutime sitmuluese për investimet, biznesni, rinin, kapitalin njerëzor, edukim e kulturën. Rreth agjendes, pjesëmarrësve dhe detajeve të tjerave rreth Konferencës klikoni KETU.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0