Amer Kapetanovic: "Fuqizimi i njerëzve, integrimi i ekonomive dhe rritja së bashku janë e vetmja rrugë për zhvillimin e rajonin tonë" - Business Magazine Albania

Amer Kapetanovic: “Fuqizimi i njerëzve, integrimi i ekonomive dhe rritja së bashku janë e vetmja rrugë për zhvillimin e rajonin tonë”

Amer Kapetanovic: "Fuqizimi i njerëzve, integrimi i ekonomive dhe rritja së bashku janë e vetmja rrugë për zhvillimin e rajonin tonë"

Dje, në Konferencën e Nivelit të Lartë për Integrimin Rajonal Ekonomik, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanovic, prezantoi mënyrën se si vizioni ambicioz për të ardhmen e rajonit tonë përmes krijimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) për Ballkanin Perëndimor po shndërrohet në veprime konkrete në disa fusha kyçe.

“Në thelb, CRM përparëson investimin në kapitalin njerëzor, zhvillimin e aftësive dhe inovacionin. Për më tepër, ai trajton pengesat për investime dhe tregti duke forcuar kornizat e financimit të qëndrueshëm, rritur konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), dhe integruar rajonin në Tregun e Përbashkët të BE-së. Gjithashtu, CRM synon të përshpejtojë transformimin dixhital dhe lidhjen rajonale, përmes zgjerimit të internetit me shpejtësi të lartë, uljes së mëtejshme të kostove të roaming-ut dhe forcimit të sigurisë kibernetike. Por integrimi rajonal nuk ka të bëjë vetëm me tregjet – ka të bëjë me njerëzit. Ne duhet të fuqizojmë talentin tonë, të harmonizohemi me standardet e BE-së dhe të krijojmë mundësi për të parandaluar emigrimin e trurit, duke siguruar rritje të qëndrueshme për brezat e ardhshëm,” theksoi Kapetanovic, duke vënë në pah rolin kyç të RCC-së në drejtimin e agjendës së Ballkanit Perëndimor.

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së theksoi rëndësinë kritike të bashkëpunimit rajonal në ndërtimin e një Ballkani Perëndimor të qëndrueshëm, konkurrues dhe të gatshëm për të ardhmen.

“Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe pjesa e tij integrale, CRM, nuk janë thjesht strategji për të përshpejtuar afrimin tonë me Bashkimin Evropian dhe integrimin më të thellë në Tregun e Përbashkët të BE-së, por angazhime për një të ardhme më të mirë. Fuqiizimi i njerëzve tanë, integrimi i ekonomive tona dhe rritja së bashku është e vetmja rrugë përpara për një rajon me potencial të jashtëzakonshëm që pret të shfrytëzohet,” përfundoi Kapetanovic.

Lexo edhe:Hapen nominimet për Gratë Sipërmarrëse të Vitit në Ballkanin Perëndimor, ja çfarë duhet të dini

Gjatë konferencës, ku morën pjesë ministra të integrimit evropian dhe zyrtarë të lartë nga rajoni, u theksua roli kyç i RCC-së në lehtësimin e zbatimit të CRM-së, në bashkëpunim me autoritetet rajonale, organizatat dhe institucionet e BE-së.

Në kuadër të konferencës, Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së zhvilloi takime me:

  • Ministren e Integrimit Evropian të Serbisë, Tanja Miscevic
  • Ministren për Çështjet Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorcevic
  • Ministrin për Çështjet Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani
  • Drejtoreshën në Komisionin Evropian – DG NEAR, Valentina Superti.

RCC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0