Profesionet e lira, vendimi përfundimtar brenda 30 ditëve - Business Magazine Albania

Profesionet e lira, vendimi përfundimtar brenda 30 ditëve

Profesionet e lira

Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e padive, për shfuqizimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”. Gjatë seancës së 25 qershorit, u paraqitën konkluzionet nga palët, të clat kishin afat deri me 21 Qershor të  depozitonin prova shtesë. Gjatë seancës së sotme, krahas administrimit të provave të depozituara u vijua me dëgjimin e konkluzioneve të palëve.

Në fund të seancës, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj deklaroi përfundimin e shqyrtimit gjyqësor të çështjes. Ajo tha se data dhe ora e shpalljes së vendimit do të komunikohet sipas parashikimeve ligjore.

Kjo nënkupton që profesionet e lira do të duhet të presin rreth 30 ditë për t’u njohur me vendim përfundimtar.

Ndërkoë, kujtomë se javës së kaluar, në seancën e mëparshme, me shumicë votash Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën për pezullim, me argumentin se çështja do të trajtohet me përparësi. Kjo nënkupton se ligji do të vijojë të zbatohet deri në shpalljen e vendimit të gjykatës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0