Produktet “Made in Albania” shkojnë në tregjet aziatike - Business Magazine Albania

Produktet “Made in Albania” shkojnë në tregjet aziatike


Produktet shqiptare janë përfaqësuar për të dytin vit rradhazi në panairin më të madh aziatik për pijet dhe produktet ushqimore, “Foodex 2017”, zhvilluar nga data 7-10 mars në Tokio të Japonisë. Stendat e kompanive shqiptare të pranishme në këtë event të rëndësishëm, i vlerësuar si më i madhi i këtij lloji për Azinë, janë vizituar nga qindra vizitorë në ditët e zhvillimit të panairit.

Produktet “Made in Albania” dhe kompanitë shqiptare që i prodhojnë ato promovohen falë bashkëpunimit për të dytin vit radhazi të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) me kompanitë vendase. Ky kontribut përkon me misionin që AIDA ka për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare, si dhe promovimin e tyre në tregjet e huaja.

Vetë kompanitë shqiptare, pjesëmarrëse në “Foodex 2017”, e kanë konsideruar si një sukses praninë e tyre në Tokio, pasi kanë patur mundësi të promovojnë produktet e tyre në tregjet aziatike, duke krijuar edhe mundësi për bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë. Tradita e “Foodex” ka nisur që në vitin 1976, me synimin kryesor promovimin e produkteve ushqimore dhe pijeve në tregun japonez, por edhe më gjerë.

Në edicionin e këtij viti, morën pjesë mbi 3,250 ekspozues nga 78 vende të ndryshme të Botës, ndërsa numri i vizitorëve u rrit në 82,434, nga 77,000 që ishte një vit më parë. Sektorët e industrisë për të cilët është shfaqur interesi më i lartë janë: sektori i shërbimeve të produkteve ushqimore dhe pijeve; sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë; sektori prodhues, si dhe organizata dhe agjenci publike.

burimi: AIDA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0