Produktet “Made in Albania” në panairin e Nurenbergut, Gjermani


Bimet mjekesore dhe aromatike organike “Made in Albania” të çertifikuara sipas standarteve të BE-së, janë prezantuar në Panairin Ndërkombëtar ‘BIOFACH’, që u zhvillua nga data 14 deri 18 Shkurt 2017, në Nurenberg, Gjermani.

Me mbështetjen e programit GIZ-SARED, dy grupe prodhuesish të bimëve mjekesore dhe aromatike “LUJZ” dhe “Reci Prodhimtar”, nga Malesia e Madhe në veri të Shqipërisë, prezantuan në këtë panair ndërkombëtar, lloje të ndryshme bimësh mjeksore aromatike të kultivuara, por edhe bimësi të egër, që rritet në këto zona dhe shqyhen për karakteristikat dhe vlerat unike që bartin, si prodhime “Made in Albania”.

Këto prodhues, ofruan shumëllojshmëri të bimëve mjekesore dhe aromatike organike të çertifikuara sipas standardve organike të BE-së.

Një vëmendje të veçantë në këtë ekspozim, zunë edhe gështenjat e çertifikuara organike, të prodhuara në masivin malor të zonës së Reçit në Malësinë e Madhe.

Produktet e të dyja grupeve prodhuese shqiptare, u paraqiten në të njëjtin pavion me prodhimet organike të tetë prodhuesve / kompanive të tjera që kishin ardhur nga vende të ndryshme të botës, të mbështetura nga GIZ International.

Çertifikimi i bimëve mjeksore aromatie “Made in Albania” u realizua nga dy kompani shqipare të akredituara për të kryer çertifikimin organik ( IDCQ-Albania dhe Alb-inspekt shpk).

Prodhuesit shqiptarë të pranishëm në pavion, u vizituan nga shumë tregtarë dhe prodhues nga vende të ndryshme të botës.

Në kuadër të panairit SARED-GIZ organizoi një takim koordinues me sipërmarrësit shqiptarë e pranishëm të sektorit të bimeve mjeksore (Tregetare, prodhues, manager marketingu, certifikues, etj), për të nxitur bashkëpunimin dhe rigjallërimin e një pune të filluar që nga viti 2007. Qëllimi i takimit ishte për të rritur më tej vetëdijen për nevojën e bashkëpunimit, koordinimit dhe sinergjisë në mes aktorëve të sektorit të prodhimit të bimeve mjeksore aromatike.

Bimët mjeksore aromatike, “Made in Albania“, kanë potencialin dhe duhet të jenë të mirë përfaqësuara në tregun botëror. Kjo do mund të realizohet nëpërmjet një kooperimi, informimi dhe koordinimi të ndërsjellë efektiv ndërmjet vetë aktorëve në këtë zinxhir vlerash. Ky bashkëpunim do të shmangte superprodhimin për disa kultura (Sherbela, Helikrisium, etj) që mund të reflektojë nga njëra anë në uljen e çmimeve dhe të interesit ekonomik për prodhuesit dhe nga ana tjetër do të mundësonte një koordinim të strategjive dhe vendimeve për një orientim më të mirë të strukturës së bimëve mjeksore aromatike, siperfaqeve të mbjella si edhe të fuqisë negociuese të prodhuesve e eksportuesve, etj.

Nga pjeësmarrësit në këtë takim pune u propozua që për të realizuar pjesëmarrjen dhe një përfaqësim dinjitoz të sektorit të bimëve mjeksore aromatike shqiptare në edicionin e ardhshëm të BIOFACH -2018, të organizohet një përfaqësim më gjithpërfshirës, ku në një stendë të përbashkët të prezantohen, i gjithë sektori i bimëve mjekësore aromatike në Shqipëri .

Në përmbushje të kësaj iniciative, pjesëmarrësit propozuan të organizojnë në Shqipëri, gjatë këtij viti një workshop, me aktorët e këtij sektori, për diskutuar konkretizimin e këtij propozimi si dhe strategjinë për përgatitjen e pjesëmarrjes dhe të kontributit të secilit nga aktorët.

burimi: lexo.al

Must watch
Business Mag Nr. #22 - Dhjetor 2019

Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në ekonomi, e në veçanti ata që ne i quajmë gjeneratorët e kësaj ekonomie, sipërmarrësit privatë. Padyshim që sfidat janë të mëdha. Tregje të pa konsoliduara, konkurrencë e pandershme në shumë sektorë, pak mundësi për financim dhe investime në projekte të reja, Por ne kemi vërejtur gjithashtu një dinamikë e dëshirë të madhe për të ecur përpara.

Në Numrin 22 të Revistës së Businessmag, ju do të gjeni sipërmarrës të dhjetëvjeçarit të fundit, të cilët po shënojnë historinë e tyre të suksesit pa u ndier. Aktivë, energjikë, vizionarë dhe shumë të thjeshtë, ata mund të jenë një model shumë i mirë për t’u ndjekur. I tillë është Urani. Pasioni për perfeksionizëm e siguri nuk ia ul ritmin marramendës të ngritjes dhe zhvillimit të një biznesi. Ai sot ka ngritur një rrjet biznesesh të tija dhe administron edhe sipërmarrje të tjera.

Në brendësi të revistës do të gjeni edhe sipërmarrës të tjerë, nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky numër u është dedikuar personazheve të suksesshshëm dhe zhvillimit të aftësive në shërbim të tregut. Ndaj i kemi dedkuar një paketë speciale artikujsh kapitalit njerëzor, rëndësisë së tij, sfidave dhe projekteve të vitit të arshshëm, të prezantuara në Shkollën Verore organizuar nga projekti zviceran “Aftësi për Punë”.

Mes personazheve ju sjellim Brizida Delvina, administratore e një hoteli në Tiranë, Ajo ka zhvilluar një karrierë ideale në fushën e hoteleri-turizmit. Edhe pse Brizida pëlqen të rrijë larg vëmendjes, ajo është një model frymëzues dhe një mentore e mundshme, tashmë edhe për ju që do …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale