Produktet e 12 kompanive kosovare në International Green Week në Berlin

Produktet e 12 kompanive kosovare në International Green Week në Berlin


Nga e enjta 12 kompani prodhuese e përpunuese nga Kosova, do të prezantojnë dhe shesin produktet e veta në Panairin me të madh të bujqësisë në botë, International Green Week që mbahet nga e enjtja në Berlin. Kosova po merr pjesë në këtë panair në mesin e shumë shteteve të botës. Këto 12 kompani janë dërguar atje nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).

Malli nga Kosova bëhet e ditur se tashmë ka mbërritur në Gjermani dhe se pavijoni i Kosovës prej 100 metrave katrorë është në rregullim.

Ministri Memli Krasniqi është shprehur shumë i lumtur që çdo ditë e më shumë prodhimet nga vendi po kanë mundësi të reja të qasjes në tregun evropian.
“Prezantimi në këtë panair vjen në kohën kur hyn në fuqi MSA dhe kompanitë tona mund të shfrytëzojnë këtë ngjarje të madhe që të kontaktojnë me afarsitë nga mbarë bota, për të parë mundësitë e bashkëpunimit në veçanti për eksport. Ne kemi dërguar atje prodhime shumë të mira dhe unike që padyshim do të lënë shije të mirë për të gjithë vizitorët dhe pjesëmarrësit”, tha ministri Krasniqi.

Këto kompani do të prezantohen në panair:
1- Agroproduct sh.p.k
2- Hit Flores
3- Besiana
4- Frutomania
5- StoneCastle
6- Pestova
7- Abi Progres
8- Koperativa Krusha
9- Amo
10- Fungo F
11- Sole Kosova
12- Bodrumi i Vjetër

Ministri Memli Krasniqi thotë se ministria po bën përpjekje që edhe në forma të tjera të prezantojë prodhimet e vendit nëpër botë, të cilat po zgjerohen dhe po rrisin cilësinë. Ministri po ashtu theksoi se do të rritet mbështetja e MBPZHR-së për fermat dhe bizneset e përpunimit përmes granteve në mënyrë që ato të rrisin prodhimin, cilësinë dhe të hapin vende të reja pune.

Përveç MBPZHR-së, shkuarjen e prodhimeve nga Kosova në këtë panair e kanë mbështetur edhe GIZ, KIESA, Ministria e Punëve të Jashtme dhe USAID.

/Telegrafi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0