Prodhuesit Japonez, 2x më shumë makina të prodhura në USA se jashtë

Prodhuesit japonezë, 2x më shumë makina të prodhura në USA se jashtë


Dramat për tarifat e Shtëpisë së Bardhë për prodhuesit e makinave nuk mbarojnë. Mes tyre janë dhe prodhuesit japonezë.

Sipas Bloomberg, Trump po mendon vendosjen e një takse 25% për makinat japoneze, që importohen në Amerikë. Por shumica e prodhuesve japonezë, prej kohësh prodhojnë një pjesë të madhe të makinave të tyre brenda “tokës së bekuar” të Trump.

Bloomberg kështu, krijoi një grafik me të dhënat e Japan Automobile Manufacturers Association (JAMA). Plot 69% e makinave prodhohen brenda vendit. Ndërkohë, vetëm 31% e tyre, janë të importuara nga Japonia.

Gjërat kanë ndryshuar shumë ndër vite në fakt. Në vitin 1985, 91% e makinave të shitura në Amerikë, ishin të prodhuara në Japoni. Një rënie prej rreth 45% ka ndodhur gjatë 33 viteve.

statistika prodhuesit japonez

JAMA nga ana e saj, kërkon që këto të dhëna, t’i bëhen të ditura departamentit të tregtisë së SHBA.

“Tarifat do të kenë një impakt tejet negativ në ekonominë amerikane. Makinat e importuara, nuk e cënojnë aspak ekonominë amerikane.” u shpreh JAMA për Bloomberg.

Në një pikë, këto tregojnë se sa shumë ka ndryshuar definicioni i një makine amerikane ndër vite. Shumë prodhues japonez, i prodhojnë makinat e tyre në Amerikë prej kohësh. Ndërkohë, shumë makina Amerikane, nuk prodhohen më brenda vendit. Disa Chevrolet prodhohen në Kanada. Dodge Challenger, ikona amerikane, prodhohet në Kanada gjithashtu. Jeep Renegade prodhohet në Melfi, Itali, bashkë me Fiat 500X me të cilën ndan shumë pjesë. Ford Fusion prodhohet në Meksikë, “halë në sy” për Trump.

Një pjesë e madhe e makinave amerikane në fakt, prodhohen në Kanada, duke prishur në një pikë krenarinë kombëtare amerikane.

A është ky fakt një nga influencat kryesore të Trump për veprime të tilla?!

Burimi: The Drive

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0