Procedurat që duhet të ndiqni për të aplikuar për leje qarkullimi ndërkombëtare - Business Magazine Albania

Procedurat që duhet të ndiqni për të aplikuar për leje qarkullimi ndërkombëtare


Aplikim për leje qarkullimi ndërkombëtare” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve/bizneseve të aplikojnë online, si dhe të kryejnë online pagesën përkatëse të aplikimit për pajisjen me leje qarkullimi ndërkombëtare.

Baza ligjore:

– Ligji nr. 8378, datë 22.07.1998, Kodi Rrugor (i ndryshuar)
– VKM nr. 153, datë 04.07.2000, Rregullore në zbatim të Kodit (i ndryshuar)

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumente që ju nevojiten për të marrë shërbimin online:
– Dokument i identifikimit të përdoruesit; kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania).

Dokumente që duhet të dorëzoni në sportelet e drejtorive rajonale:
– Leja e qarkullimit kombëtare
– Dokument identifikimi

Hapat e procedurës

Për të marrë shërbimin:
– Regjistrohuni si qytetar ose si biznes në portal
– Zgjidhni shërbimin “Aplikimi dhe publikimi i të dhënave të lejes së qarkullimit ndërkombëtare”
– Klikoni butonin” Përdor”
– Aplikoni për leje qarkullimi ndërkombëtare
– Kryeni pagesën e aplikimit, duke ndjekur hapat për të kryer pagesën online
– Paraqituni pranë sporteleve të drejtorive rajonale për dorëzimin e dokumenteve përkatëse dhe për tërheqjen e lejes.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit: Menjëherë pas paraqitjes në sportelin e DPSHTRR-së.

Periudha e vlefshmërisë: 1 vit nga momenti i marrjes së lejes

Kostot: 500 lekë

Orari: Nga e hëna në të premte 08.00 – 16.00

Kontakti: Adresat e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, dokumenti bashkëngjitur

https://srvd.e-albania.al/sherbimetxml/dokumentasherbimi/5019-Adresat_DPSHTRR.pdf

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0