Probleme me WhatsApp, "blackout" për miliona përdorues ditën e djeshme - Business Magazine Albania

Probleme me WhatsApp, “blackout” për miliona përdorues ditën e djeshme


Aplikacioni i mesazheve, i zotëruar nga Facebook, i cili ka më shumë se 1.2 miliardë përdorues, ditën e djeshme ka përjetuar probleme.

WhatsApp është rikthyer pasi ka pësuar një ndërprerje ditën e djeshme, duke prekur miliona përdorues në mbarë botën.

Shërbimi i monitorimit të web-it, Down Detector njoftoi se problemet me aplikacionin filluan rreth orës 21:00 në Britaninë e Madhe, por problemet u shfaqën edhe në SHBA, Amerikën e Jugut dhe Azi.

Qindra njerëz nga vende të ndryshme kanë shkruar në Twitter për të raportuar problemin.

Shumë përdorues kanë treguar se kanë qenë në gjendje të hapin aplikacionin, por nuk kanë qenë në gjendje të lidhen me serverat e tyre, duke e bërë të pamundur dërgimin ose marrjen e mesazheve.

Më pas, rreth orës 11:20 të mbrëmjes, shumë prej tyre raportuan se kanë munduar ta hapin sërish shërbimin.

Ankesat e postuara në mediat sociale bënë që shërbimi të ishte trendi më i lartë në Britaninë e MadheTwitter.

Shërbimi ka konfirmuar se problemet kanë qenë rezultat i disa problemeve me serverin.

Burimi: birminghammail.co.uk

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0