Prishtina Mall hapi dyert për qytetarët nga vendi dhe rajoni – mbi 240 mijë metra katrorë, 2,500 punëtorë e mbi 230 brende prestigjioze - Business Magazine Albania

Prishtina Mall hapi dyert për qytetarët nga vendi dhe rajoni – mbi 240 mijë metra katrorë, 2,500 punëtorë e mbi 230 brende prestigjioze

Qendra tregtare Prishtina Mall sot hapi dyert e saj për të gjithë qytetarët e vendit dhe të rajonit, ndërkaq të mërkurën mbrëma u organizua një event madhështorë.

Pjesë e këtij evenimenti ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila gjatë fjalës së saj tha se Prishtina Mall do të luajë rol në krijimin e vendeve të punës. Sipas saj, sektori privat është shtylla kurrizore e suksesit ekonomik të çdo vendi, i cili ndikon direkt në uljen e shkallës së papunësisë dhe të varfërisë, e që sipas saj është synim i Kosovës. Hapja e qendrës tregtare “Prishtina Mall”, sipas Osmanit, tregon se përkundër që Kosova është vend i vogël ajo mund të ofrojë mundësi të mëdha për investime.

“Hapja e kësaj qendre tregon se Kosova ka një klimë të përshtatshme jo vetëm për investitor vendës, por edhe të huaj. Republika e Kosovës, është shtet i vogël por mundësitë e investimeve janë të mëdha. Institucionet e Kosovës kanë bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit, një parakusht, për tërheqjen e investimeve direkte në vendin tonë”, ka thënë ajo. Presidentja e Kosovës tha se pret nga drejtuesit e kësaj qendre që t’i trajtojnë punëtorët dhe qytetarët me dinjitet.

Ajo tha se qendra tregtare Prishtina Mall do të kontribuoj në rritjen e punësimit, të ardhurave kombëtare dhe në rritjen e zhvillimit ekonomik. “Dua t’i përgëzoj Zymberin dhe të ata që kanë kontribuuar në hapjen e kësaj qendre. Kjo qendër tregtare përfaqëson më shumë se një strukturë fizike, për dizajnin modern dhe teknologjinë më të avancuar që do të ofrojë një përvojë të shërbimeve më moderne dhe më shumë rehati për konsumatorët tanë. Kjo qendër do të sigurojë qasjen e një game të gjerë produktesh dhe shërbimesh”, tha Hajdari.

Edhe kryetari i Bordit të Prishtina Mall, Fatmir Zymberi gjatë fjalës së tij u shpreh se pa gjakun e dëshmorëve sot nuk kishte për të ekzistuar kjo qendër e madhe tregtare.

“Pa gjakun e dëshmorëve tonë sot s’kishim mujt me përurua as me mendua që kish me ekzistu kjo qendër. Erdhi dita! Me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama i kemi bërë analizat e para se ku do të ndërtohet kjo qendër tregtare. Problemi më i madh që kemi pas është që nuk na ka besu asnjë kompani e jashtme për këtë qendër, pasi është 240 mijë metra katrorë”, ka thënë ai.

Gjiganti tregtar Prishtina Mall do të ngërthejë në vete mbi 2.500 punëtorë dhe brenda hapësirave të saj ka mbi 230 brende prestigjioze, duke përfshirë brendet ekskluzive dhe dyqanet më moderne. Prishtina Mall është e vendosur në një pikë strategjike, në vendkalimin e të gjitha autostradave, që lidhin Kosovën me vendet e rajonit. Prishtina Mall është e qasshme për të gjithë.

Prishtina Mall është e projektuar nga Laguarda Low Architects. Kjo qendër tregtare krenohet me një strukturë moderne dhe miqësore me mjedisin, me tavane të larta, dritë natyrale dhe hapësira të gjelbra me rreth 6 mijë bimë. Qendra tregtar është e certifikuar nga EDGE dhe funksionon me standardet ISO. Qendra tregtare ofron tri hapësira të dizajnuara enkas për organizimin e ngjarjeve siç janë panairet, shfaqjet e ndryshme, promovimet dhe ekspozitat.

HAPJA E QENDRES TREGTARE “PRISHTINA MALL”

Prishtina Mall i ka kushtuar shumë rëndësi pjesës argëtuese. HyperActive është qendra argëtuese më e madhe në rajon me një hapësirë prej 11,202 metra katrorë, është pjesë e Prishtina Mall.

Me xhirot e shpejta me GoKart, betejat taktike në Laser Tag, zgjidhjet e mistereve të Escape Rooms, lojërat më të avancuara të Virtual Reality dhe shumë aventura të tjera, HyperActive tani është vendi kryesor i argëtimit në rajon.  Kinemaja më e madhe dhe më prestigjioze në Evropën Juglindore, CineStar është gjithashtu pjesë e qendrës tregtare, me 15 salla kinemaje, duke përfshirë një dhomë 4DX, 2 dhoma Class Gold, kuptohet me teknologjinë më të fundit.

Prishtina Mall gjithashtu ofron shërbime për klientët si: tavolinën për informata (Help desk), Wi-fi falas, karroca për fëmijë, dhomë për zhveshje për fëmijë, ambiente të ulëta, karrige me rrota dhe shumë shërbime të tjera.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0