Prishje e njëanshme e kontratave, qeveria rrezikon HEC-et e vegjël - Business Magazine Albania

Prishje e njëanshme e kontratave, qeveria rrezikon HEC-et e vegjël


Qeveria shqiptare po detyron prodhuesit e vegjël të energjisë elektrike të nënshkruajnë një kontratё te re për shitjen e energjisë së prodhuar prej tyre, duke shkelur të drejtat që ata i kanë fituar ligjërisht fituara më parë dhe duke vënë në dyshim të ardhmen e tyre. Kështu deklaron Shoqata shqiptare e Energjisë së Rinovueshme (AREA).

Sipas saj, qeveria ka vendosur t’ua transferojë kontratat nga KESH në OSHEE. Por kjo shihet si një lëvizje me risk te madh.

OSSHE nuk i i ka atributet e një kompanie që mund t’i jepet Detyrimi i Shërbimit Publik lidhur me tërheqjen e energjisë nga prodhuesit, pasi nuk ka as licencat përkatëse për ta kryer këtë rol.

Vendimi krijon kushte pasigurie deri në rrezikun për falimentimin e këtyre prodhuesve vendas e të huaj që kanë investuar në Shqipëri qindra miliona euro, argumenton AREA.

Në këtë mënyrë prodhuesit e vegjël të energjisë po përdoren si eksperiment nga qeveria për të provuar modelin e ri të tregut. Por kostoja e këtij eksperimenti pritet të ketë pasoja të rënda.

Sipas draftit ligjor që po harton qeveria, HEC-et e vegjël do të mund të shesin vetëm një pjesë të prodhimit tek konsumatorët, e cila paracaktohet në kontratat që do të duhet të nënshkruajnë me OSHEE. Pjesën tjetër të energjisë që prodhojnë në periudhat e pikut, pas përmbushjes së kërkesës së klientëve që përfitojnë nga furnizimi universal, do të jenë të detyruar t’ia shesin Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, për mbulimin e humbjeve.

Kjo, sipas AREA-s, do të cënonte të drejtën e prodhuesve të energjisë në vazhdimësi për të shitur të gjithë energjinë e prodhuar prej tyre sidomos në periudhat e pikut dhe ato të natës.

Me kontratat koncesionare, në bazë të të cilave operatorë të ndryshëm ekonomikë investuan miliona euro në fushën energjisë së rinovueshme, blerja e energjisë garantohej nga KESH.

Me kalimin e kontratave te OSHEE, nuk garantohet blerja totale e energjisë edhe për shkak të aftësisë blerëse që OSHEE do te ketë në të ardhmen.

Me modelin e ri të tregut Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) që qeveria parashikon t’i japë OSHEE-së, do të hiqen shumë konsumatorë dhe për pasojë edhe aftësia e tij do të ulet më tej. Prodhuesit kanë kërkuar që transferimi i çdo kontrate të bëhet tek një Operatori i Energjisë se Rinovueshme me te gjitha garancitë e fituara nga kontrata e koncesionit. Por deri tani nuk kanë marrë asnjë garanci nga qeveria, sqaron AREA.

Prishja e njëanshme e të drejtave të fituara më parë ligjërisht nëpërmjet kontratave koncesionare jo vetëm ka krijuar pasiguri tek këta invesitorë vendas e të huaj, por rrezikon ta shohë qeverinë shqiptare në arbitrazh përballë tyre, për prishje të njëanshme të kontratave.

 

/Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0