Prindër! Ja orat për fëmijë që do jua lehtësojnë edukimin e tyre! - Business Magazine Albania

Prindër! Ja orat për fëmijë që do jua lehtësojnë edukimin e tyre!


Fushata ‘Kickstarter’ e orëve ‘Octapus’ ka mbledhur më shumë se 231,000 $ në zotime- më shumë se 4 herë nga objektivi i saj i financimit prej 50,000 $, që mund të jetë një tregues se të paktën disa prindër po kërkojnë ndihmë në injektimin e disa zakoneve të mira te fëmijët e tyre.

Në fakt, ‘Octapus’, dizenjuar nga JOY, ka si qëllim tre funksione. Është një orë, që u mëson fëmijëve të lexojnë kohën duke përdorur edhe fytyrat dixhitale, dhe ato analoge. Është një programues që prindërit mund ta programojnë në distancё me ikonat ‘pop-up’ për të njoftuar fëmijët, kur është koha për aktivitete të caktuara: praktika e basketbollit, koha për të bërë dush, për të ushqyer macen. Dhe është një asistent, që mundëson këshilla, shënime dhe shërbejnë si kujtesë edhe për fëmijët, edhe për prindërit.

“Studimet kanë treguar se fëmijët nën moshën 8-vjeçare nuk e kuptojnë konceptin e kohës, duke u detyruar vetë të kujtojnë se çfarë duhet të bëjnë, kur vjen një orë e caktuar,” ka thënë kompania në faqen Kickstarter. “Ne kemi dizenjuar orën e parë që do të ndihmojë fëmijët të formojnë zakone të mira dhe që të ndërmarrin përgjegjësi për veprimet e tyre.”

‘Octapus’ kontrollohet nga një aplikacion në iOS ose në Android. Ora ka modele të gatshme të personalizuara dhe të bazuara te mosha e fёmijёve dhe gjithashtu ka një tipar për lojëra që lejon fëmijët të zhbllokojnë simbolet e tyre. Prindërit mund ta përdorin duke u sinkronizuar nëpërmjet Bluetooth, mund ta programojnë orën në tri mënyra të ndryshme, në varësi të fazës së zhvillimit të një fëmije.

Prindër-Ja-orat-për-fëmijë-që-do-jua-lehtësojnë-edukimin-e-tyre-businessmag

Për shembull, nga 600 ikonat që përmban ora, ju mund të shtypni atë që tregon: “Jo, nuk ke për të ngrënë lëpirëse. Mund të hash ç’të duash tjetër. Boll e kërkove.”

Gjithashtu edhe dy telefona të veçantë, mund të sinkronizohen me një orë- ose shumë ora njëkohësisht- duke nënkuptuar se sistemi i ‘Octapus’ është mjaftueshëm fleksibël për t’i lejuar të dy prindërit ose kujdestarët të bashkëpunojnë në programimin e orave për shumë fëmijë, nëse nevojitet.

Ora vetë është e disponueshme me 4 ngjyra për fëmijë, dhe ka një ekran OLED. Vjen me një kabëll karikimi USB dhe një të tillë për karikim nga priza në mur. JOY pretendon se jeta e baterisë është rreth 96 orë, nëse është tërësisht e karikuar, ndërsa karikimi shkon tre orë. Ora i reziston cirkave të ujit dhe larjes së duarve, por fëmija nuk mund ta përdorë gjatë orëve të notit.

Edhe prodhuesi kinez Xiaomi ka lançuar kohët e fundit versionin e vet të një ore për fëmijët, Mi Bunny 8-bit, por më së tepërmi është e dobishme për të gjurmuar vendndodhjen e fëmijës suaj, ndërsa ‘Octapus’ fokusohet në ndërtimin e një pjesëmarrje autonome në rutinat e familjes. Ora është pritur mirë nga prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta.

‘Octapus’ u zhvillua dhe u modelua nga bashkëthemeluesit e JOY, Sam Hickman dhe Omar Alaouf gjatë një 3-mujori me një skuadër në programin e akseleratorit të harduereve “HAX” në Shenzen, Kinë. Fushata ‘Kickstarter’ u lançua në qershor 2016, dhe orat e para planifikohen të shpërndahen në nëntor 2016.

 

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0