Prezantimi në Shqipëri i serisë së re të Samsung Galaxy A - Business Magazine Albania

Prezantimi në Shqipëri i serisë së re të Samsung Galaxy A


Tiranë, 7 Shkurt 2017Samsung Electronics prezantoi sot në Tiranë modelet e serisë së Galaxy A për 2017, Galaxy A5 5.2 inç dhe Galaxy A3 4.7 inç, në ambjentet e City Art. Modelet e reja të serisë Samsung Galaxy A të telefonave të mençur karakterizohen nga një dizajn i këndshëm, kamera e përmirësuar si dhe karakteristika të tjera që do e bëjnë jetën e përditshme të përdoruesve më të thjeshtë dhe më të lehtë.

Gjatë prezantimit të pajisjeve të reja, Mr. Milan Vujovic, Shefi rajonal i Marketingut pranë Samsung Electronics, përshëndeti personat e mbledhur dhe vuri në dukje – “Ne jemi shumë krenarë që po prezantojmë modelet e reja të serisë së telefonave të mençur Galaxy A për vitin 2017. Gjenerata e re kombinon një dizajn elegant dhe karakteristika të përparuara që përdoruesit presin nga telefoni Galaxy dhe kjo është projektuar për të mbajtur ritmin e kërkesave dhe jetës së përditshme të konsumatorëve.”

prezantimi-ne-shqiperi-i-serise-se-re-te-samsung-galaxy-businessmag

Gjatë aktivitetit të realizuar në një atmosferë shumë të këndshme në prani të gazetarëve të shumtë në prezantimin fantastik të moderatorit të mirënjohur Edi Oga së bashku z. Julian Kamberi, Menaxher i Samsung për Shqipërinë u prezantuan telefonat e mençur të serisë Galaxy A që ndërthurin një kornizë metalike dhe xhamin e përforcuar, të cilat ndjekin udhëzimet e dizajnit premium të Samsung. Një risi tjetër është vendndodhja e kamerës dhe butonat kryesorë të kontrollit që janë në përputhje të plotë me pjesën tjetër të njësisë, të cilat u mundësojnë pajisjeve kompaktësinë e dizajnit dhe thjeshtësinë e përdorimit.

prezantimi-ne-shqiperi-i-serise-se-re-te-samsung-galaxy-businessmag

Seria e re e Galaxy A sjell karakteristika të përmirësuara për fotografinë. Teknologjia e përparuar e kamerës lejon fokus shumë preçiz, duke rezultuar në imazhe të gjalla dhe të qarta, madje edhe kur bëhen në kushtet e ndriçimit jo të mirë. Është thjeshtuar gjithashtu edhe bërja e selfieve. Kamera e përparme ka të njëjtin rezolucion si pjesa e pasme, në sajë të së cilës përdoruesi do të jetë në gjendje të bëjë selfie me rezolucion të lartë, ndërsa ekrani do të shërbejë si blic për dritë shtesë. Seria e pajisjeve Galaxy A gjithashtu i ofron një ndërfaqe të thjeshtuar përdoruesit të kamerës, duke i lejuar atij ndryshimin e menjëhershëm të filtrave duke u shtuar efekte imazheve.

prezantimi-ne-shqiperi-i-serise-se-re-te-samsung-galaxy-businessmag

Përveç kësaj, seria e re e pajisjeve Galaxy A ka rezistencë IP68 kundër ujit dhe pluhurit, duke e bërë atë rezistent ndaj shiut, djersës, rërës dhe pluhurit. Jeta e zgjatur e baterisë i lejon përdoruesit të qëndrojë i lidhur më gjatë dhe me opsionin për karikim më të shpejtë, bateria mund të karikohet më shpejt se kurrë më parë. Seria e pajisjeve Galaxy A është e pajisur gjithashtu me një portë të dyfishtë USB-je të Tipit-C për lidhje më të lehtë. Opsioni “Always On Display” i lejon përdoruesit të kontrollojë më lehtësisht njoftimet e rëndësishme pa “e zgjuar” pajisjen nga opsioni “sleep mode”, gjë e cila kursen kohë dhe bateri. Për të provuar të gjitha këto karakteristika, gazetarët e pranishëm u ftuan që të realizojnë foto me telefonat e zhytur në ujë, foto të cilat u vlerësuan pastaj nga një juri e zgjedhur si dhe nga vetë gazetarët e pranishëm për të vlerësuar dy fotot më krijuese, realizuesit e të cilave, përfaqësues të medias, u vlerësuan me telefonat e rinj Galaxy A3 dhe A5.

prezantimi-ne-shqiperi-i-serise-se-re-te-samsung-galaxy-businessmag

Seria e telefonave të mençur Galaxy A janë present në Shqipëri në tre ngjyra fine, përfshirë Gold, e Zezë dhe e Bardhë dhe ato janë në dispozicion me një çmim shitjeje sugjeruar për 37.990 Lekë për Galaxy A3 dhe 59.990 Lekë për A5 pranë operatorët të telekomunikacionit Vodafone Albania, Telecom Albania, PLUS COM operator dhe partnerëve të shitjes me pakicë Albatrade dhe Neptun.

Na lejoni t’iu kujtojmë se së shpejti do të jenë gjithashtu në treg në Shqipëri orët më të fundit të mençura Gear S3. Samsung Gear S3 është i disponueshëm në dy versione që i përshtaten mënyrës së jetesës të përdoruesve. Frymëzuar nga orat e dorës klasike dhe arti i realizimit të tyre, Gear S3 kombinon dizajnin e përjetshëm me teknologjinë e fundit celulare, duke përfshirë IP68 e papërshkueshme nga uji dhe të ndërtuar në GPS, duke e bërë atë të përsosur për çdo koleksion të orave.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0