Presidenti Trump: Vaksina kundër COVID-19 mund të jetë gati në nëntor

Presidenti Trump: Vaksina kundër COVID-19 mund të jetë gati në nëntor

Trump

Në një intervistë në radio me korrespondentin e Fox News, Geraldo Rivera, presidenti Donald Trump ka shtuar shpresat që një vaksinë për koronavirusin mund të jetë gati para muajit dhjetor.

Kur u pyet nga Rivera kur do të ishte e gatshme vaksina, Trump u përgjigj se “mund të ishte shumë më shpejt” sesa fundi i vitit. Kur Rivera e pyeti nëse kjo do të thoshte “më shpejt se 3 Nëntori – Dita e Zgjedhjeve” – Trump e pohoi duke thënë se diçka e tillë mund të ndodhte rreth asaj kohe.

Lexoni: Trump: Kompanitë amerikane duhet t’u japin fund lidhjeve me TikTok dhe WeChat

Gjithashtu, Trump u tha gazetarëve se ai ishte “optimist” se një vaksinë do të ishte gati rreth 3 nëntorit dhe shtoi se nuk po e bëntë këtë për të rritur shanset e tij për rizgjedhje, por “për të shpëtuar shumë jetë njerëzish . ”

Një vaksinë e zhvilluar nga ndërmarrja e bioteknologjisë Moderna dhe Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) është në fazën e fundit të provës së saj klinike. Rezultatet fillestare nga faza 1 e asaj vaksine ishin premtuese, duke treguar përgjigje imune dhe, për më shumë se gjysmën e pacientëve u vunë re efekte anësore normale si lodhja dhe dhimbja e kokës.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0