Trump: Kompanitë amerikane duhet t'u japin fund lidhjeve me TikTok dhe WeChat - Business Magazine Albania

Trump: Kompanitë amerikane duhet t’u japin fund lidhjeve me TikTok dhe WeChat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar urdhra ekzekutivë që shënjestrojnë TikTok dhe WeChat, dy nga aplikacionet më të mëdha të Kinës. Në bazë të këtyre urdhrave. pas 45 ditësh, ndalohen transaksionet e kompanive amerikane me pronarët kinezë të TikTok dhe WeChat.

Trump përmendi shqetësimet e sigurisë kombëtare. Ai tha që TikTok mund të përdoret për fushatat dezinformuese në dobi të Partisë Komuniste Kineze. “Aplikacioni Tiktok është vlerësuar si një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmarrin veprime agresive kundër pronarëve të TikTok”, thuhet në urdhër.

Në urdhrin tjetër ekzekutiv, Trump tha se WeChat automatikisht regjistron të dhënat nga përdoruesit e tij. “Kjo mbledhje e të dhënave përbën kërcënim pasi Partia Komuniste Kineze ka qasje në informacionet personale dhe pronësore të amerikanëve”, thuhet në urdhër.

Trump në fillim të kësaj jave kërcënoi se do të mbyllte TikTok në SHBA, përveç nëse operacionet e tij amerikane shiten tek ndonjë kompani amerikane. Kompania amerikane Microsoft ka thënë se është në diskutime për një blerje të tillë. TikTok është veçanërisht i popullarizuar tek adoleshentët dhe audienca e re, të cilët e përdorin atë për të krijuar dhe shikuar videot e saj në formë të shkurtër. Ka rreth 1 miliard përdorues në të gjithë botën.

Kompania insiston se nuk i ndan të dhënat e përdoruesit me Pekinin. Më 6 gusht, Senati amerikan votoi për të miratuar një projekt-ligj që ndalon punonjësit federalë të përdorin TikTok në pajisjet qeveritare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0