PowerToHR, samiti i përmasave ndërkombëtare që mblodhi +800 pjesëmarrës në Kosovë - Business Magazine Albania

PowerToHR, samiti i përmasave ndërkombëtare që mblodhi +800 pjesëmarrës në Kosovë

Më 3 prill, Prishtina u bë epiqendra e inovacionit në Burime Njerëzore. KosovaJob mblodhi mbi 800 pjesëmarrës në edicionin më të madh dhe më të gjallë të Samitit “PowerToHR”, duke i dhënë jetë një ngjarjeje që bashkoi njerëzit, teknologjinë dhe marketingun në një format tërësisht të ri dhe energjik.

Në edicionin e tretë të këtij samiti, që tashmë është shndërruar në një pikëtakim të rëndësishëm për profesionistët e HR në rajon, morën pjesë kompani të njohura ndërkombëtare dhe ekspertë të fushës nga Kosova dhe bota. Përvojat, idetë dhe inspirimi u ndanë në skena të shumta, duke krijuar një atmosferë të rrallë bashkëpunimi dhe zhvillimi profesional. Arion Rizaj, themeluesi i KosovaJob dhe HumanPower, gjatë fjalës së tij theksoi dy shtyllat mbi të cilat qëndron ky samit: rrjetëzimi dhe mësimi i trendeve të reja që po transformojnë mënyrën si organizatat menaxhojnë kapitalin njerëzor.

“Në edicionin e kaluar kishim 350 pjesëmarrës – këtë vit mbi 800. Kjo nuk është vetëm një rritje në numër, por një konfirmim se PowerToHR po bëhet udhërrëfyes për profesionistët që kërkojnë të lidhen, të mësojnë dhe të bashkëpunojnë,” tha Rizaj.
“Po ndërtojmë një hapësirë ku ekspertiza globale takohet me nevojat lokale.”

Ndër të ftuarit më të veçantë ishte Serkan Deveci, drejtues i lartë i Burimeve Njerëzore në Google, i cili ndau përvojën e tij 15-vjeçare në këtë kompani gjigande.

“Për të pasur klientë të lumtur, duhen punonjës të lumtur. Dhe për këtë, duhet të kultivojmë ndjesi të qëllimit, përkatësisë dhe zhvillimit tek secili punonjës,” u shpreh Deveci.
Ai theksoi rëndësinë e angazhimit të punonjësve si një faktor kyç në suksesin financiar të çdo kompanie.

 

Arlen Qinami nga Wolt ka qenë një nga folësit kryesor ka thënë se ka qenë knaqësi për të shpalosur kulturën e kompanisë së tyre pranë shumë të rinjve që kanë ardhur të mësojnë nga afër në samit. Tutje ai ka thënë se është i mahnitur me organizimin dhe një event i tillë është shumë i nevojshëm edhe në Shqipëri.

“Janë evente të tilla ato që do të na ndihmojnë të zhvillohemi dhe t’ia lehtësojmë vetes punën e kërkimit të talenteve në treg. Jam i habitur nga mënyra e organizimit, me thënë të drejtën jam edhe pak xheloz që një event i tillë nuk është edhe në Shqipëri, xheloz në kuptimin e mirë sepse ka qenë gjithçka  e jashtëzakonshme” , ka thënë ai.

Nga skena në skenë, diskutimet u kthyen në energji e rrjetezim. Shyqiri Bytyqi, zëvendëskryeshef në Eurosig, vlerësoi ngjarjen si një platformë unike që i jep hapësirë të rinjve të njihen me botën reale të punës dhe të frymëzohen për të ndërtuar karrierën e tyre. “Në një kohë kur tregu i punës po ndryshon me shpejtësi, PowerToHR krijon ambientin ideal për informim dhe promovim të talenteve të reja,” theksoi Bytyqi.

Lexo edhe:Kosto e ushqimit dhe pijeve në Europë/ Prishtina dhe Tirana ndër qytetet më të lira!

Edhe Afrika Zyberi, udhëheqëse e komunikimit në IPKO, e cilësoi këtë samit si një mundësi të artë për të zbuluar profesionistët e së ardhmes: “Për ne në IPKO, njerëzit janë forca jonë më e madhe. Partneriteti me PowerToHR nuk është vetëm bashkëpunim – është investim në të ardhmen.”

Me mbi 40 folës dhe tri skena që zhvilloheshin paralelisht, PowerToHR solli përfaqësues nga kompani si Google, Meta, Booking, Adidas dhe Wolt, duke sjellë në Prishtinë një përzierje të jashtëzakonshme të ideve, praktikave më të mira dhe vizioneve për të ardhmen e punës.

Në fund të ditës, një gjë ishte e qartë: më 3 prill, Kosova nuk ishte vetëm pjesë e trendeve globale – ajo ishte një nga skenat kryesore ku ato u diskutuan dhe u formësuan.
PowerToHR 2025 nuk është më thjesht një samit – është një lëvizje që po formëson të ardhmen e Burimeve Njerëzore në Ballkan dhe më gjerë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0