Postimet në mediat sociale mund t’ju vënë në rrezik - Business Magazine Albania

Postimet në mediat sociale mund t’ju vënë në rrezik


Ne nuk e dimë nëse mediat sociale ka luajtur rol ne ndodhinë e Kim Kardashian në hotelin ku po qëndronte në Paris, por disa kanë thënë se postimet e saj të shpeshta në orët e fundit mund t’i kenë ndihmuar grabitësit për t’u informuar më shumë për vendndodhjen e saj.

Megjithëse është një spekullim, na shërben si një kujtesë e mirë për të gjithë – i famshëm apo jo – për të qënë i vetëdijshëm për ato që shpërndajmë në mediat sociale. Edhe update-tet më të vogla mund t’i japin kriminelëve të dhëna për vendndodhjen tuaj.

Nëse nuk doni që të ndaloni së postuari në mediat sociale, ka disa mënyra për të mbrojtur veten. Më poshtë janë disa informacione që duhet të dini për llogaritë që mund të keni në mediat sociale.

Snapchat

Megjithëse Snapchat nuk ju lejon të vendosni vendndodhjen tuaj ashtu siç bën Facebook dhe Instagram, snap-et tuaj mund të japin më shumë informacion sesa mendoni.

Filtrat, për shembull, mund të identifikojnë shumë lehtë një vend, lagje ose ndonjë event tjetër. Kjo mund të jetë veçanërisht problematike kur ju i ndani në historinë tuaj (story), pasi këto janë snap-e të cilat e kanë “kohën e vulosur”, duke e bërë më të lehtë gjetjen e vendndodhjes tuaj.

Duket që klani Kardashian është tashmë i vetëdijshëm për këtë – dhe është më mirë që të postoni në Snapchat vetëm në “airplane mode”. Kjo është një mënyrë që ju lejon ju të ruani postimet, pasi aplikacioni nuk ka në të vërtetë një funksion për t’i ruajtur ato. Më vonë, ju mund të hidhni fotot pasi të keni hequr “airplane mode” duke shtypur “retry” në fotot të cilat nuk janë hedhur (vetëm mos harroni t’i postoni në mënyrën origjinale.)

Përveç kësaj, me përditësimet e reja, ju mund të ndani fotot në historinë tuaj të cilat janë ruajtur në Camera. Dhe fotot që janë më pak se 24 orë të vjetra do të duken si normalisht, pa kufinjtë e bardhë që shfaqen kur ju ndani fotografi të vjetra.

Instagram

Instagram nuk i vendos vendndodhjen fotove tuaja kështu që ka një mundësi për të postuar foto pa vendndodhjen e tyre.

Një version i mëparshëm i Instagram i lejonte fotot t’u vendosej vendndodhja, kur ju i ngarkonit ato, edhe nëqoftëse ju nuk e kishit vendosur manualisht atë. Kjo do të thotë që ju mund të keni vendosur aksidentalisht vendndodhjen e shtëpisë tuaj ose vendit të punës dhe ajo mund të shikohej publikisht pa asnjë problem.

Për t’a kontrolluar, hidhni një vështrim në hartën tuaj “Photo Map” dhe bëjini “zoom in” për të parë vendndodhjen e fotove tuaja, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zonave afër ku jetoni apo punoni.

Nëse ju dëshironi t’a hiqni “tag-un”, zgjidhni “edit” në këndin e sipërm të djathtë të aplikacionit dhe pastaj zgjidhni foton për të hequr vendndodhjen dhe shtypni “done” për t’a ruajtur.

Aplikacioni ka bërë që hartat të jenë në dispozicion vetëm për pronarin e llogarisë. Instagram është gjithashtu në procesin e heqjes së funksionit “Photo Map”, kështu që ky problem do të zgjidhet vetë në të ardhmen. Por për momentin nuk është një ide e keqe për t’a kontrolluar atë për siguri.

Facebook dhe Twitter

Nëse ju keni ndarë vendndodhjen tuaj në postimin e fundit, si Facebook ashtu dhe Twitter automatikisht do t’a përdorë vendndodhjen tuaj në postin tuaj të ardhshëm. Vini re se të dyja aplikacionet do të parazgjedhin qytetin tuaj të tanishëm, më shumë se një vend të veçantë që keni qënë. Ato nuk do të tregojnë asgjë më specifike se emri i qytetit ose një pamje e përgjithshme e hartës së qytetit.

Nëse doni të bashkëngjisni një vend të veçantë për një përditësim që doni të bëni në Facebook, ju do të duhet të shtoni një check-in në përditësim tuaj. Po ashtu, me Twitter, ju mund të shtoni një vend në Foursquare.

Në të dy rastet, kjo do t’a bëjë shkrimin tuaj të kërkueshëm nga lokacioni që keni vendosur (nëse posti është ndarë publikisht), kështu që ju mund të dëshironi të shmangni ndarjen e një vendndodhje të saktë derisa të keni ikur. Përveç kësaj, Twitter ka një opsion “share precise location” që do të thotë se vendndodhja juaj do të tregohet në mënyrë shumë të saktë dhe do të ishte më mirë që t’a shmangni në shumicën e rasteve.

Gjëja më e mirë që mund të bëni është të shmangni përmbajtjen në postimin tuaj që e bën të lehtë për të identifikuar vendndodhjen tuaj të saktë. Por nëqoftëse kjo është një ngjarje e madhe publike, si një koncert, ju mund të vendosni se është në rregull për t’a ndarë se ku jeni.

Dhe së fundmi mos kini frikë të fshini postimet tuaja nëqoftëse ju po dyshoni për diçka.

Burimi: Shkruar nga Karissa Bell dhe publikuar në mashable.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0