Post Startup Grind Tirana, Artan Hoxha: "Ne tek TBU jemi të orientuar drejt cilësisë dhe jo sasisë" - Business Magazine Albania

Post Startup Grind Tirana, Artan Hoxha: “Ne tek TBU jemi të orientuar drejt cilësisë dhe jo sasisë”


Artan Hoxha, ishte i ftuari në takimin e parë të këtij viti në Startup Grind Tirana, në ambientet e Protik, më 31 Janar.

Ai ka lindur dhe është rritur në Durrës. Pasioni i tij ka qenë matematika dhe ai ka marrë pjesë në olimpiada të shumta ku ka fituar çmimin e parë disa herë. 

Pas një karriere të mëvonshme në politikë dhe me eksperienca të fituara ai është mirënjohës për personat që ka takuar gjatë rrugës, pasi e kanë ndihmuar të rritet profesionalisht.

Në takimin e Startup Grind Tirana z. Hoxha na foli për rrugëtimin e universitetit të TBU.

Tirana Business University është themeluar në vitin 2010 nga 4 ortakë, mes tyre dhe Z. Hoxha.

Idenë për t’u marrë me një shkollë e ka patur në vitin 1996. Në atë kohë ndërtoi një projekt të quajtur Mobile Business School, bazuar në idenë e një shkolle shëtitëse. Trajnerët trajnonin njerëzit që donin të merreshin me biznes dhe për këtë do të lëviznin nga qyteti në qytet. Arriti të mblidhte një grup doantorësh dhe të bënte një projekt pilot, por me rrëmujat e ’97 ky projekt u la pas. Gjatë asaj periudhe ai bashkë me një koleg të tij themeluan Institutin e Studimeve Bashkëkohore, duke u marrë me politikat qeveritare, me ndërtime strategjish, që më pas transformoheshin në ligje apo projekte.

Vetëm në vitin 2010 lindi idea për themelimin e një universiteti si TBU. TBU ka dy degë studimi kryesore administrim biznesi dhe juridik. Por në atë kohë kishte shumë universitete private dhe shumë të tjerë po hapeshin dhe duhej patjetër diçka që kjo shkollë të ishte më e mira dhe të diferencohej nga shkollat e tjera.

Për të arritur këtë z. Hoxha së bashku me ortakët e tij menduan për krijimin e një shkolle cilësore, ku cilësia do të matej nga një palë e tretë dhe kjo palë e tretë do të ishin punëmarrësit. Pra, cilësia do të matej me shkallën e punësimit të studentëve gjatë studimeve të 3 viteve bachelor.

Bizneset e mëdha janë pikërisht ato vende ku këta studentë punësohen, pra ky është tregu i punës ku studentët e TBU do të punësoheshin me meritokraci.

Ai thotë se merita që universiteti është këtu ku është sot i takon studentëve, sepse janë ata që çdo ditë mbajnë një barrë të dyfishtë mbi supe, bëjnë edhe praktikë edhe mësim, apo edhe shkojnë në punë, edhe bëjnë mësim.

Në ndihmë të kësaj, universiteti ka organizuar procesin ditor mësimor në mënyrë të tillë që një studenti të shkollës të mos i përplasen orari mësimor me orarin e punës apo praktikës. Asnjë universitet nuk e ka një fleksibiletet të tillë dhe kjo është një nga cilësitë që e dallon këtë universitet.

Për një universitet që është i fokusuar tek cilësia dhe jo tek sasia nuk është çudi që edhe numri i aplikantëve që ata pranojnë është i limituar në 100 studentë, edhe pse numri i aplikimeve është shumë herë më i madh. Për TBU studentët e saj duhet të jenë të aftë të arrijnë të mbajnë ngarkesën punë-shkollë apo praktikë-mësim.

TBU është një universitet që nuk ka bërë asnjë reklamë televizive që nga viti 2011 dhe për këtë ai ka një mesazh mjaft të fortë që u drejtohet studentëve të tij:

“Kujdesuni për pasardhësit tuaj. Në qoftë se doni të mburreni me shkollën që keni bërë pas 20 vitesh, çdo brez që do të vijë pas jush duhet të jetë më i mirë se ju, sepse emrin shkollës ia japin studentët me suksesin e tyre.”

Studentët e Universitetit TBU angazhohen duke krijuar biznese-startup, të cilat shpesh herë kanë rezultuar një sukses, madje kanë arritur të punësojnë studentë të tjerë brenda aktivitetit të tyre.  Një rast është ai i NeoCharger nga Elton Saliaj, i cili ka punësuar 4 studentë të tjerë të universitetit. Universiteti ofron mundësinë e shfrytëzimit të ambienteve nga studentë që nisin aktivitetet e tyre.

Për punësimin e stafit të universitetit, kriter është që pedagogët të bëjnë edhe punë edhe mësim, ashtu si studentët. Pedagogët janë gjyqtarë, avokatë, menaxherë apo kontabilistë që japin mësim. Pra praktika vjen në klasë. Kjo është ajo çfarë kërkohet për pedagogët e univeristetit të TBU.

“Pra persona që bëjnë me pasion punën e tyre të përditshme dhe që vijnë japin mësim me po aq pasion dhe iu përcjellin dije studentëve tanë,” thotë ai.

Në vitin 2014 Grupi Balfin investoi tek TBU. Z. Samir Mane pranoi që të investojë në këtë universitet pasi ai e pa si një investim në burimet njerëzore të grupit të tij, kandidatë të mirëpërgatitur për të punësuar në kompani.

Artan Hoxha ndau me ne edhe konceptin e tij për suksesin.

  • Çdo ditë, çdo veprim është një sukses në vetvete nëse ti arrin atë që do të arrish.
  • Suksesi më i madh si dhe sfida e përditshme është të meritosh dashurinë e gruas dhe të fëmijës tënd.
  • Kur merr miratimin në familje ke pasur sukses.
  • Në shkollë kur punësohet dikush është sukses.
  • Kur hapet një biznes nga studentët tanë është një sukses.
  • Arritje e rezultateve me hapa të vegjël, por sistematikë. Suksesi i madh përbëhet nga këto gjërat e vogla.

Ai thotë “Gëzojuni gjërave të vogla, përpiquni të gjeni gëzimin edhe tek rutina, sepse jeta e tillë është.”

Gjithashtu nuk munguan as këshillat që z. Hoxha dha për personat që duan të hapin një biznes.

“Matuni mirë, vlerësoni gjithçka, përgatituni edhe për dështimin. Në fund të fundit edhe po dështuat, e rëndësishme është që të merrni një mësim të vlefshëm.”

Ai e mbyll intervistën duke thënë se uron që edhe TBU ashtu si shumë universitete ndërkombëtare të mbështetet nga ish-studentët e vet, kur ata të jenë bërë dikushi në profesionet e tyre, të kenë krijuar një mirëqënie financiare dhe pse jo të bëhen aksionerë të shkollës.

Business Magazine Albania ishte mbështetës i këtij eventi, si partner mediatik i Startup Grind Tirana. Kjo është një mundësi shumë e mirë jo vetëm për sipërmarrësit apo startup-et, por për të gjithë të rinjtë, të cilët aspirojnë të futen në botën e sipërmarrjes dhe inovacionit.

Startup Grind është një komunitet global i startupeve i krijuar me qëllimin për të edukuar, frymëzuar dhe ndërlidhur sipërmarrësit nga e gjithë bota me njëri-tjetrin. Ai organizohet në më shumë se 250 qytete dhe 100 vende në të gjithë botën ku marrin pjesë themelues lokalë, inovatorë, edukatorë, investitorë të suksesshëm, të cilët ndajnë historitë e nisjes së biznesit dhe mësimet e përfituara në rrugën e ndërtimit të kompanive të suksesshëm.

Intervistat mujore në Startup Grind me një të ftuar të fushës së biznesit dhe investimeve japin një mundësi të shkëlqyer për networking dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata dhe të besueshme midis aktorëve pjesëmarrës në event. Duke parë impaktin pozitiv në dhënien e shembujve konkretë për të rinjtë që kanë ide dhe duan të katapultohen në botën e biznesit, Startup Grind është vendi i duhur për ju.

BusinessMag iu fton të merrni pjesë dhe të shpalosni idetë tuaja, sugjerimet, inovacionin dhe të jeni pjesë aktive e komunitetit më të madh në vend të startupeve. Për më shumë informacione ju ftojmë të vizitoni faqen StartupGrind.com.

Videot e Startup Grind Tirana mund të gjenden online dhe t’i ndiqni KËTU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0